Dielli nuk mund të zihet me shoshë

April 14, 2009   | Reportazh / Reportaža

nikolle-camajDisa nga përfaqësuesit e Shoqatës “Atdheu na bashkon” shkuan aq larg saqë, përmes një (e)misioni të veçantë propagandistik (edhe dy tekste autoriale në numrin e kaluar të “Kohës javore”, që po i anashkalojmë kësaj radhe), publikisht u prononcuan kundër Listës Shqiptare dhe LD-së, duke i fyer ata me fjalë tejet të rënda (“i turpërohem Listës Shqiptare”, thotë njëri nga personazhet e këtij pamfleti politik-elektronik) edhe pse, si Shoqatë, LAB-i ishte krijuar dhe zotuar për të ruajtur neutralitetin ndaj subjekteve politike shqiptare, të cilën në themelim fuqishëm e kishte përkrahur edhe Lidhja Demokratike dhe udhëheqësia e saj. Emisioni u prodhua në “Albanian culture TV” në New York dhe u riemetua disa herë nga televizionet lokale në Ulqin e Tuz në termine të paguar(?). Nuk mbahet mend që dikush, madje as nga rivalët e drejtpërdrejtë të fushatës, të ketë shprehur më shumë shpifje, akuza e përbuzje ndaj një liste shqiptare në tërësi, ndërkohë që asnjë fjalë nuk u tha për partinë në pushtet, për kolonat asimiliuese me flamujtë malazezë e boshnjakë, e tjera e tjera. Pak si e çuditshme, por kjo na përkujton vitin 1990, kur në adresë të LD-së, hipotekat dhe akuzat vinin nga drejtime të shumta e që kundërshtonin subjektivizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Edhe atëherë pati shqiptarë të cilët ftuan që të mos votohet Lidhja Demokratike.

Zgjedhjet e marsit 2009 përfunduan. Lista Shqiptare doli me një deputet. Ndonëse ishim në pritje të rezultatit më të mirë, shantazhet që iu bën kësaj liste, e në veçanti Lidhjes Demokratike e liderit të saj, duke filluar nga partitë simotra e deri tek disa veprimtarë nga diaspora jonë, na bëjnë të kënaqemi edhe me kaq.

Në vigjilje të këtyre zgjedhjeve ndodhi një gjë e paparë deri më sot, qoftë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi apo gjetiu ku jetojnë shqiptarët. Në fushatë, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të njëanshme, nga diaspora u kyç dikush që pretendoi të flasë në emër të saj, me qëllim të eliminimit të një subjekti politik shqiptar, tashmë të dëshmuar, Lidhjes Demokratike në Mal të Zi.

Në këtë drejtim, disa nga përfaqësuesit e Shoqatës “Atdheu na bashkon” shkuan aq larg saqë, përmes një (e)misioni të veçantë propagandistik (edhe dy tekste autoriale në numrin e kaluar të “Kohës javore”, që po i anashkalojmë kësaj radhe), publikisht u prononcuan kundër Listës Shqiptare dhe LD-së, duke i fyer ata me fjalë tejet të rënda (“i turpërohem Listës Shqiptare”, thotë njëri nga personazhet e këtij pamfleti politik-elektronik) edhe pse, si Shoqatë, LAB-i ishte krijuar dhe zotuar për të ruajtur neutralitetin ndaj subjekteve politike shqiptare, të cilën në themelim fuqishëm e kishte përkrahur edhe Lidhja Demokratike dhe udhëheqësia e saj. Emisioni u prodhua në “Albanian culture TV” në New York dhe u riemetua disa herë nga televizionet lokale në Ulqin e Tuz në termine të paguar(?). Nuk mbahet mend që dikush, madje as nga rivalët e drejtpërdrejtë të fushatës, të ketë shprehur më shumë shpifje, akuza e përbuzje ndaj një liste shqiptare në tërësi, ndërkohë që asnjë fjalë nuk u tha për partinë në pushtet, për kolonat asimiliuese me flamujtë malazezë e boshnjakë, e tjera e tjera. Pak si e çuditshme, por kjo na përkujton vitin 1990, kur në adresë të LD-së, hipotekat dhe akuzat vinin nga drejtime të shumta e që kundërshtonin subjektivizimin politik të shqiptarëve në Mal të Zi. Edhe atëherë pati shqiptarë të cilët ftuan që të mos votohet Lidhja Demokratike.

Pra, orvatjet për ta dëmtuar LD-në nuk janë të reja. Ne ato po i përjetojmë tash 19 vite dhe siç shihet, i kapërcyem edhe këtë herë, edhe pse sulmet dhe goditjet ishin tejet të ulëta dhe nga adresa që nuk priteshin. Diaspora jonë ishte çdo herë në përkrahje të qenies shqiptare dhe të subjektit politik shqiptar, andaj çudit një qëndrim i këtillë i individëve.

Përpos të tjerash, zotërinjtë me tituj shkencorë e me përvojë të gjatë në drejtësi shprehin pakënaqësinë e vet edhe lidhur me deklaratën time mbi autonominë territoriale, dhënë Televizionit shqiptar “TOP Channel”, duke e marrë për mëkat të madh kohën e publikimit të saj; një muaj para zgjedhjeve. Por, montimi i improvizuar televiziv, i tyre, vetëm një ditë para zgjedhjeve, qenka me kohë?!

Sidoqoftë, më mbetet për të shpjeguar se deklarata dhënë TOP TV Channel, nuk ishte diçka e re për njerëzit e LD-së. Por, në rastin konkret nuk bëhej fjalë për shpalosjen e programit të LD-së, por fjala ishte për një përgjigje në pytjen e drejtpërdrejtë të gazetarit se çka do të ishte më së miri për shqiptarët në Mal të Zi, për sa i përket statusit. Përgjigjja ime e plotë ishte se, pos asaj që është aspiratë jona e që do të arrihet në Evropën e bashkuar, pra që të jetojmë në një shtet, për shqiptarët e këtushëm “zgjidhja më e mirë do të ishte autonomia territoriale”, zgjidhje kjo që e praktikon edhe Evropa. Nga një ekspert i së drejtës ndërkombëtare, pritej përkrahje, e jo e kundërta. Për aq më pak priteshin fyerjet.

Megjithatë, Lista Shqiptare qëndroi dhe veproi e qetë dhe pozitive në fushatën që lamë pas. Madje edhe i ftuam votuesit që, nëse për ndonjë arsye nuk duan ta votojnë Listën Shqiptare, le të votojnë listat e tjera shqiptare. Ishim në pritje që, të paktën, kjo të jetë e pranuar, nëse jo nga rivalët tonë këtu, së paku nga diaspora. Atë gjë e bëri edhe z. Lekë Lulgjuraj, (por jo vetëm ai), i cili edhe pse themelues i LD-së, fton që në radhë të parë të votohen partitë shqiptare. Nga kjo, Lista Shqiptare përpos fitores faktike, del edhe fituese morale, sepse, falë angazhimit të saj, e jo të qëndrimeve që shpalosi emisioni në fjalë, apo të rivalëve tanë këtu, PDS mbeti vetëm me një mandat. Pra, sikur PDS të kishte vetëm disa dhjetëra vota më shumë, “Perspektiva” do të mbetej jashtë. Ne jemi krenarë edhe për këtë. Por kjo dikujt po i pengon. Po i pengon madje çdo gjest i mirë i LD-së! Pse vallë!?

Jemi krenarë edhe për faktin se nga aktivistët e LD-së, kësaj radhe nuk pati asnjë fjalë fyese ndaj kurrkujt, madje as si kundërpërgjigje ndaj atyre që na fyen. Shpresoj se kjo do t’u lehtësojë punën atyre që në të ardhmen do të punojnë në integrimin e subjektit politik shqiptar. Sidomos do të ndihmojë edhe fakti se LD nuk mban mëri ndaj askujt. LD ka kapacitet që edhe atyre që na kanë fyer, shantazhuar e tentuar të na diskreditojnë t’u shtrijë dorën e bashkëpunimit. Ne, fjalët që nganjëherë i kalojnë kufijtë e mirësjelljes, gjatë fushatave, po mundohemi t’i kuptojmë vetëm si synim për të shtuar votat dhe, nëse nuk ka qëllime të tjera, ato do të tejkalohen. Besoj se në ditët që vijnë, gatishmëria që është shprehur nga të zgjedhurit e popullit për të bashkëvepruar, do të japë rezultate, pavarësisht rreshtimeve të këtilla para zgjedhjeve.

Në fund të këtij teksti më duhet të theksoj edhe sa vijon. Nikollë Camaj, midis Vasel Sinshtaj e kandidatëve të tjerë, në vitin 2006 ka zgjedhur Vasel Sinishtaj, me çka e ka dëshmuar edhe qendrimin e vet ndaj Malësisë dhe ndaj Vaselit. Por, midis Vasel Sinishtaj dhe Lidhjes Demokratike, natyrisht se zgjidhja ime mbetet LD-së. Do të ishte e pamoralshme, po të ishte ndryshe! Pse dikush ka arsye që këtë ta marrë për të keq?! E pse do të duhej të ishte ndryshe, kur fare mirë dihet se LD, kryetari i saj dhe deputeti z. Bardhi dhe ne, udhëheqësit e tjerë të LD nuk e mbrojtëm më shumë, Ulqinin, Anën e Malit, Krajën e Plavë-Gucinë sesa Malësinë. Në shumë raste, madje, angazhimi ynë për Malësinë ishte më i theksuar, por edhe më i nevojshëm, konkretisht në lidhje me kërkesën programore për komunë të plotë të Malësisë.

Po e përfundoj këtë tekst autorial me një thënie timen nga promovimi i fundit i Listës Shqiptare: “Ata janë vëllezërit tanë, bijtë tanë, familjarët tanë dhe ne, të bindur se sa t’i shohin rezultatet e zgjedhjeve do të pendohen, ua falim, me shpresë se këso përzierjesh nuk do të ketë më”. Urimi që me rastin e fitores i erdhi z. Bardhi, nga e njëjta adresë, dëshmon se kisha të drejtë! Kurse këtë autorial e bëra i nxitur nga urtia malësore e cila thotë se dielli nuk mund zihet me shoshë!

Nikollë Camaj
Koha Javore

YouTube Preview Image