Diskriminim i të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi

April 14, 2009   | Shoqëria / Društvo

tahir-tahiri_kryetar-i-keshillit-nacional-te-shqiptareve-ne-mal-te-ziReagim i KNSHMZ mbi mundësinë e reduktimit të gazetës në gjuhën shqipe “ Koha Javore”
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi e vlerëson të papranueshëm propozimin e Qeverisë së Malit të Zi, përkatësisht të Ministrisë së Financave, që në kuader të reduktimit të botimeve të shtojcave dhe revistave,SHAGBG Pobjeda, të përfshij edhe gazetën e vetme në gjuhën shqipe “Koha javore”. Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi , me qëllim të informimit të lirë, objektiv dhe profesional në gjuhën shqipe si gjuhë specifike e cila dallohet plotsisht nga gjuhët tjera që flitën në Malin e Zi, e konsideron të arsyeshëm,madje edhe të domosdoshëm që, gazeta “Koha javore” të shndërrohet në gazetë te përditshme, e jo më që ajo të reduktohet. E themi këtë duke u mbështetur në faktin se kontributi i shqiptarëve për ndërtimin e shoqërise multietnike, multigjuhësore dhe multikonfesionale në Mal të Zi, është i njohur jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Bashkësine Ndërkombëtare. Shqiptarët në Mal të Zi janë deklaruar të gatshëm që të ecin drejt integrimeve evropiane dhe evro-atlantike. Masat paralajmëruese bazuar në njoftimin e KNSH nga ana e redaktorit përgjegjës të gazetës ”Koha Javore”, z.Ali Salaj, për reduktimin e gazetës së vetme në gjuhën amtare të shqiptarëve, “Koha javore”, duke e vendosur si shtojcë, katërfaqesh në të përditshmen “Pobjeda”, nuk është praktike, as demokratike,sigurisht as funksionale dhe çka është më keq shkon në dëm të avancimit të të drejtave të popullit shqiptarë ne Malin e Zi dhe cungimit të mëtejmë të të drejtave të arritura të shqiptarëve në këtë shtet. Për Këshillin Nacional të shqiptarëve ky propozim është diskriminim dhe mohim i të drejtave të shqiptarëve për t u informuar në gjuhën e vet amtare, ashtu sic parashihet me Kushtetutë, me Ligjin për mbrojtjën e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe të pakicave, me standardet ndërkombëtare të shoqerive multietnike etj. etj. dhe, jemi të bindur se kjo nuk shkon në favor të asaj që i thonë plotësim i standardeve për tu integruar në Bashkësinë e Shteteve Europiane.
Ky është rasti i dytë në SHAGBG Pobjeda që ndodh në 30 vitet e fundit me publikimet në gjuhën shqipe. Po për shkak të “mungesës së mjeteve financiare”, siç thonin atëherë autoritetet e Pobjedës- Veprimtaria Botuese, revista “KOHA” /1978- 1988/, u mbyll, duke shuar kështu institucionin e vetëm të nivelit republikan në gjuhën shqipe në Mal të Zi , një redaksi që shënoi hapat e para të letërsisë, të shkencës,të kulturës shpirtërore të shqiptarëve në Mal të Zi.Kjo redaksi botoi veprat e para të autorëve shqiptarë , por edhe të autorëve të përkthyer malazias. Dalja në skenën informatave e të përjavshmes në gjuhën shqipe, “Koha javore”, ishte një ngjarje e madhe , një ogur i mirë për rehabilitim shpirtëror, se nëpërmjet kësaj javoreje , shqiptarët në Mal të Zi përsëri do të mund të informohen në gjuhën e tyre amtare.
Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi vlerëson se Qeveria, përkatësisht Ministria e Financave do ta tërheqë propozimin që ka të bëjë me “Kohën javore” dhe të përkrahë kërkesën e intelektualëve ,subjekteve kulturore e politike shqiptare si dhe të Këshillit Nacional të Shqiptarëve që “Koha Javore” të shndërrohet në gazetë ditore.

Tahir Tahiri

Koha Javore