Eliza Dushku pozon nudo

April 14, 2009   | Lajmet / Vijesti

eliza-dushku-nude-allure01Për t’i tërhequr lexuesit, redaktorët e magazinës Allure krijuan mënyrën perfekte për të kënaqur shijen e secilit.
Në fakt, në edicionin e tij më të ri u gjetën pesë bukuroshe, të gjitha me rend lakuriq dhe të bukura. Vëmendjen më të madhe e tërhoqën aktoret Eliza Dushku dhe Padma Lakshmi, përderisa aktoret Sharon Leal, Lynn Collins dhe Chelsea Handler ranë në ‘plan të dytë’.
Ndonëse më e njohura prej tyre, aktorja në filmat adoleshent dhe seritë, Eliza Dushku, së voni pohonte se as për kokë të gjallë nuk do të zhvishej në film apo para fotoaparateve, si duket trendi i lakuriqësisë pati ndikim edhe në të. Përveç për magazinën prestigjioze, Eliza u zhvesh edhe për nevojat e filmit të saj të ri ‘The Alphabet Killer’.
E dyta më pak e njohur është manekinia ekzotike, Padma Lakshim e cila u bë e famshme me martesën e saj me Sir Salman Rushied, shkrimtarin kontrovers ‘Vargjet Satanike’ shkaku i të cilëve pothuajse humbi kokën.
Përveç me poza për ballina të ndryshme, Padma shkroi edhe librin kuzhinier, ‘Lehtë dhe ekzotike’ me nëntitull ‘Ushqimet të payndyrshme nga të gjitha anët e botës’ gjë që është mjaft kontradiktore marrë parasysh se pak kësaj reklamoi hamburgerin e ‘pasur’ për një zinxhirë të ushqimeve të shpejta.

Gazeta Express


YouTube Preview Image