Adelajda : Mësuese Krasta

April 16, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ari-adeles-per-krasten-big-brother-albania-213/04/09 12:22

Adelajda është një nga banorët e fundit që është zgjuar nga gjumi. Ajo shkon në kopësht duke u bashkuar me banorët e tjerë. Në momentin që ajo ka dalë në kopësht është pritur nga batuta e Arit:-“Mësuese Krasta!” Adelajda i thotë djemve që ishin bërë të mirë pasi ishte hera e parë që zgjimin nuk ja kishin bërë duke i gjuajtur me jastikë, dhe shton:-“Nuk di se cfarë ju gjeti!” Të gjithë banorët ngacmojnë Adelajdën në lidhje me surprizën e saj. Adi pasi ka bërë vrapin e mëngjesit shkon tek ajo duke i bërë batuta. Ai i thotë:-“Adi Krasta dua të të takoj!”