Arjani : Komplekset po na marrin frymën

April 16, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjani-debaton-me-adelen-big-brother-albania-214/04/09 01:45

Adelajda, Arjani, Adi, Mimoza, Qetsori, Anjeza dhe Bjordi kanë qenë duke biseduar në dhomën e gjumit. Diskutimi është zhvilluar rreth ish-banorëve të shtëpisë e kryesisht rreth Mesidës e Liritës, përsa u përkiste pozicionimeve ose jo pozicionimeve të tyre në lojë dhe opinioneve të banorëve lidhur me këtë. Më pas ata e kanë krahasuar veten me konkurentët e Big Brother 1. “Këtu është plot me komplekse që po na marrin frymën!”- ka thënë Arjani. “S’kam ç’të bëj. Unë kështu jam dhe pikë!” – ka thënë Adelajda. Adi i ka thënë se ajo duhet ta mbronte kompleksitetin e vet. Adelajda e ka pyetur Arjanin se ku i shihte ai komplekset e saj dhe ai i është përgjigjur se nisnin që tek refuzimi i saj për të dalë me rroba banje. Adelajda i ka thënë se më këto komplekse ajo nuk i bënte dëm askujt, përvec vetes. Arjani ka shtuar nuk i pëlqente aspak, madje sipas tij, ishte acarues edhe pozicioni i saj “tërhiq e mos e këput” dhe për këtë bënte fajtor Bjordin. Adela ka shpjeguar se ndjehej mirë me Bjordin, ashtu sic ishin dhe s’kishte nevojë as të puthej e as të flinte në një krevat. “Pse duhet ta puth unë se doni ju!” – ka thënë Adela dhe ka shtuar se edhe Bjordi ndihej me të, po aq mirë sa ajo me Bjordin. “Mua ky më ka thënë tjetër gjë!”- ia ka kthyer Arjani Adelajdes që në fillim ka heshtur pastaj ka thënë se Bjordi mund të mendonte ç’të donte. “Mos rreziko me gjëra të pavërteta!” – i ka thënë Adi Arjanit. Ky i fundit ka thënë se nuk ishin aspak të pavërteta dhe ka shtuar se një marrëdhënie si të tyren, nuk e kishte parë asnjëherë. Adela e ka kundërshtuar duke i thënë se nuk duhet të kishte detyrimisht një shembull tjetër, që marrëdhënia e tyre të quhej normale. “Kur të dalim që këtu, do ta kuptosh se e ke ti gabim!” – i ka thënë Arjani. “Unë mund ta kem gabim, por unë kështu e ndjej!- ka thënë Adelajda, – për mua puthja është shumë intime.” Arjani i ka thënë se më intime ishin prekjet që ata i bënin njëri-tjetrit, apo mënyra sesi rrinin bashkë, sesa një puthje. “Ti sheh atë që do të shohësh!”- i është përgjigjur Adela. “Unë shoh atë që duket!” – i ka thënë Arjani. “Ose ju po luani dhe po luani fuqishëm!” – ka shtuar ai më pas.
“Nejse, faleminderit që ma the!” – i ka thënë Adela duke shtuar se e vlerësonte vërtet shumë faktin që ai ia tha mendimin e tij hapur. Debati që një moment u duk sikur u shua, rifilloi përsëri me përfshirjen në të edhe të banorëve të tjerë. Aida tha se edhe ajo e kishte ndjerë ekzistencën e këtyre komplekseve, madje në atë shkallë sa e kishin kompleksuar edhe atë vet. Duke ndryrë Adi tha se ishte ai që e kishte bërë gabim pyetjen fillestare, që nxiti gjithë debatin dhe donte ta rregullonte, prandaj e formuloi ndryshe: “Kush është më i ndjekur Big Brother 1 apo Big Brother 2?”. Arjani i tha se këto ishin statistika që ai nuk i njihte, por sipas tij cështja ishte nëse këto realitete që ata përfaqësonin e progresonin apo e regresonin shoqërinë shqiptare. “Nëse Adela do të jetë pjesë e këtij revolucioni, le të puthet, por nëse nuk do, nuk do!” – ka thënë Adi. “Pse të puthësh një njeri që do është revolucion?!” – i është përgjigjur po me një pyetje Arjani. Sipas Adit, në realitetin e Adelës, ishte. Adelajda i ka thënë Arjanit se nëse ai do ta njihte historinë e saj, nuk do të fliste kështu dhe ai i është përgjigjur se mësa dinte ai, historia mes Adelës dhe të fejuarit të saj ishte mbyllur dhe ai, po të ishte vend të ish- të fejuarit të saj, do ta vriste më tepër ky afeksion dymujor, sesa një puthje. Aida ka ndërhyrë duke thënë se ndoshta Adela nuk i kishte mbyllur përfundimisht gjërat jashtë, por Adelajda i ka thënë se nuk ishte kështu. “Mos ndoshta në lidhjen jashtë i ka munguar ky lloj afeksioni?”- ka thënë Qetsori. Edhe për Arjanin, ishte pak a shumë kështu, që në lidhjen që Adela kishte patur me ish-in e saj, i kishte munguar pikërisht afeksioni apo të ndjerit femër. “Më mirë e lëmë këtë debat tani, sepse po e personalizojmë shumë dhe e rimarrim në një moment tjetër!” – ka përfunduar Arjani.

1