Toni dhe Aida : Të paraqitesh sic je

April 16, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ariaida-toni13/04/09 16:30

Aida, Ari dhe Eltoni diskutojnë për sjelljen e Mimozës, faktin që ajo thotë që nuk ka puthur asnjëherë. Eltoni thotë që ajo nuk është aq naive sa duket, dhe shton që banorët nuk i kanë thënë të vërtetën njëri-tjetrit. Ari thotë:-“Si ka mundësi që gjithë kjo vajzë e bukur të jetë manipulatore?!” Eltoni mendon se njerëzit e shfrytëzojnë pamjen për ta bërë një gjë të tillë. Aida mundohet ta justifikojë, duke thënë që ndoshta Mimoza mund ta ketë problemin nga familja që nuk shprehet hapur. Eltoni e pyet Aidën nëse ajo vërtet mendonte që banorët kanë qënë realist brenda shtëpisë. Ajo i thotë:-“Koha do e tregojë se sa realist kanë qënë!” Sipas saj brenda shtëpisë ka dhe persona që kanë qënë real, dhe kanë thënë të vërtetën. Eltoni thotë:-“Unë mendoj që është më mirë të paraqitesh sic je!” Mendimi i tij bazohet në faktin që publiku që i ndjek arrin të kuptojë se sa real janë.