Adela : T`ia shesim puthjen Qetsorit ?!

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tratativa-per-puthjen-big-brother-albania-215/04/09 19:57

Qetsori ka vënë bast që do jetë banori i parë që do shikojë puthjen e Bjordit me Adelajdën. Ajo duke qëndruar shtrirë në kopësht me Bjordin diskuton për puthjen, dhe i thotë :-“A t`ia shesim puthjen Qetsorit?!” Ai është dakort dhe ajo fillon bën tratativa për puthjen. Ajo e pyet:-“Sori sa do na japësh?” Qetsori i thotë që meqë ato nuk janë persona vip, shuma që i ofron është 5000 euro. Ato nuk bien dakort me cmimin dhe Bjordi propozon cmimin 10mijë euro. Ai mendon që është shtrenjë 10mijë euro një puthje. Qetsori u thotë:-“Nëse dal jashtë dhe marr vesh që jeni puthur dhe unë nuk di gjë, do më iki truri!” Ai bën sikur ikën nga kopështi dhe fshihet për t`i përgjuar. Ato shikojnë Qetsorin të fshehur dhe fillojnë të qeshin me të duke bërë batuta. Qetsori duke u larguar u thotë:-“Ngela 2 muaj që ju rri nga mbrapa, dhe nuk po shikoj gjë!”