Adelajda : Ti ke ndryshuar prej nesh

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

adeladebati-big-brother-albania-216/04/09 01:53

Aida gjatë gjithë diskutimit, ngre zërin me djemtë se ata herë pas here e banalizojnë bisedën. Ajo ua vë këtë gjë në dukje shpesh që të bëjnë një bisedë më serioze, në nivel shoqëror dhe jo ta degradojnë atë. Kjo gjë, ndikon që ajo të kapet me fjalë me banorët. Adela ndërhyn duke i thënë Aidës që mjaft ndërhyri në debat duke thënë gjithë kohës të njëjtat gjëra sepse u kuptua mesazhi i saj. Aida ia kthen se në radhë të parë është arritje që Adela në shoqërinë e tyre dhe në temat për diskutim të këtij lloji, qëndron dhe nuk largohet si dikur. Ajo shton se të paktën Adela gjeti një arsye për të ndërhyrë në bisedë sepse deri në atë kohë nuk a folur fare. Juna i jep të drejtën Adelës që të thojë mendimin e saj dhe ajo tregon se është plotësisht dakord me cfarë u tha për përkufizimin e mentalitetit të hapur e të mbyllur. Adela mendon se shoqëria në të cilën rritet dhe jeton një vajzë, ndikon në formimin e karakterit të saj. Ajo shton se kur një njeri rritet dhe është në gjendje që të kuptojë, të logjikojë dhe vlerësojë se cfarë është më e mira dhe më e drejta për të, vendos që të ndryshojë ose jo sjelljen e tij e duke iu përshtatur kështu mentalitetit të hapur.

?

2