Aida : Kam frikë të fle aty

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-per-krevatin-big-brother-albania-216/04/09 03:21

Aida shkon të flejë në krevatin ku fle gjithmonë me Arjoni dhe Anjezën. Ata të dy janë shtrirë që më parë për të fjetur. Aida qëndron pak dhe ngrihet. Ajo thotë se e ndjen veten të tepërt tani mes tyre, për më tepër që nuk ndodhet dhe asnjë banor tjetër në dhomë. Aida shprehet se i flihet, por mund të ngjajë keq nëse qëndron aty me ta. Ata qeshin me fjalët e saja. Arjoni i thotë që të flejë tek krevati i Arit, por Aida nuk pranon duke thënë se ka frikë të flejë aty sepse të gjithë ata që kanë fjetur me parë në atë krevat, kanë dalë.