Arjani dhe Mimoza : Më jep oksigjen

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

ari-arjon-moza-big-brother-albania-215/04/09 12:55

Mimoza qëndron në kuzhinë duke ngrënë mëngjesin. Afër saj shkon Ari i cili e mbush me komplimenta për bukurinë e saj. Ari ishte ai që e zgjoi Mozën nga gjumi duk e puthur e përkëdhelur. Ai i thotë se e pëlqen shumë kur ajo ngrihet nga gjumi, me bukurinë dhe thjeshtësinë e saj. Edhe Sori i thotë se e ka këshilluar Mozën që të mos përdorë më tualet në mëngjes sepse ajo është e bukur vetë, madje ai e krahason atë me një kukull. Ari vazhdon ta puthë e përkëdhelë atë. Moza i thotë që të largohet, por ai ia kthen se duhet ta puthë që të zgjohet e të marrë pak oksigjen prej saj.