Arjoni : Mimoza e luan bukur rolin

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

arjoni-per-arin-big-brother-albania-215/04/09 18:22

Arjoni dhe Anjeza duke gatuar diskutojnë për afrimin e Arit me Mimozën . Arjoni shprehet që do dëshironte që Ari të arrijë ta bëj përvete Mimozën. Anjeza nuk beson që do ndodhë kjo gjë. Ai thotë:-“Mimoza po e luan bukur rolin!” Ato vazhdojnë diskutimin për Arin duke folur me pseudonimin ‘bjondi’. Ai thotë:-“Po Bjondi se ka kuptuar këtë gjë?” Ajo i thotë që ai ka ardhur ‘me detyra’, dhe shton:-“Pse mendon që bjondi për kaq kohë, i lindi gjithë kjo dëshirë e madhe?!” Arjoni i thotë që dhe ai në fillim kur hyri Anjeza shprehej:-“Ka ardhur me detyra shtëpie!” Ajo i thotë që do kishte qënë më mirë po të kishte ardhur si mendonte ai, dhe shton:-“Unë as me detyra klase nuk erdha!”