Bjordi po bëhet si Adela

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-bjordin-thashetheme-big-brother-albania-216/04/09 04:25

Disa nga banorët, të mbledhur në dhomën e gjumit, vazhdojnë të flasin për të tjerët. Arjoni thotë se Bjordi, gjatë këtij diskutimi, foli të kundërtën e asaj që kishte thënë më parë. Ai tregon se Bjordi, gjatë diskutimit të temave të tjera, kishte thënë se respektonte të gjitha vajzat dhe nuk bënte asnjë diferencim mes tyre, ndërsa në debatin e sotëm ai u shpreh se i pëlqenin vajzat me mentalitet të mbyllur dhe ato me mentalitet të hapur i kishte sa për të kaluar kohën. Arjoni mendon se Bjordi këtë gjë e tha vetëm se rri me Adelën e për ta përkrahur atë, ndqërkohë që ai nuk është ashtu. Ai thotë se në vend që Adela të bëhet si Bjordi, është bërë Bjordi si Adela. Aida i konfirmon të gjitha këto që thotë Arjoni dhe u kujton banorëve se cfarë ka thënë Bjordi në temën “Sex and the City”. Ata mendojnë se Bjordi edhe këtë gjë që tha, nuk e komentoi sic bën zakonisht sespe nuk kishte se cfarë të thoshte. Juna thotë se Bjordi e ka aftësinë ti komentojë bisedat e tij sepse këtë gjë e ka vënë re gjatë diskutimeve me të dhe shton se ka respekt për të.

2