Dënim për banorët

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

denimi-i-banoreve-big-brother-albania-214/04/09 18:59

“Big Brother” duke parë që Ari ka përsëritur disa veprime që bien ndesh me rregulloren, vendos t`i japë të gjithë banorëve një dënim. Ky vendim ka ardhur për të gjithë për arsye se banorët jetojnë në grup, dhe zgjedhjet e njërit i pësojnë, dhe i gëzojnë në grup. Dënimi konsiston në lidhjen me litarë me njëri-tjetrin në grupe prej katër dhe tre vetash. Ato janë të detyruar që të spostohen në grupe, për të koordinuar gjithcka, dhe nuk lejohen absolutisht që të zgjidhen nga litarët qoftë edhe për të përdorur tualetin apo për t`u shtrirë. Banorët u ndanë në grupe të përcaktuara nga “Big Brother’. Grupi i parë përbëhej nga Ari, Adelajda, Aida dhe Qetësori. Grupi i dytë ishin Adi, Anjeza, Bjordi dhe Mimoza. Në grupi e tretë ishin Eltoni, Juna, Arjoni. Në momentin që banorët janë vënë në dijeni të dënimit ato i kanë thënë Arit:-“Ta kemi borxh!” Gjithësesi ato e morën me shumë sportivitet këtë dënim, duke u shprehur që do jetë argëtuese për ta. Arjoni bën batuta me Anjezën duke i thënë:-“Imagjino kur të gatuaj unë dhe Sori, do jemi 10 veta në kuzhinë!”Ari u thotë banorëve:-“Në këtë mënyrë rritet ndjenja e komunitetit!” Të gjithë banorët bëjnë batuta me Arin. Bjordi i thotë:-“Po ti nuk ndihesh as fajtor!” Ky dënim ka krijuar shumë situata komike me banorët.