Eltoni : Do ta bëja Mozën si Kate Moss

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

toniajoni-per-mozen-big-brother-albania-216/04/09 14:21

“Moza është bërë shumë e mirë sot!”- ka thënë Arjoni, duke biseduar me Anjezën dhe Eltonin. Ky i fundit i ka thënë se Mimoza ishte përditë shumë e mirë. Më pas ai ka shtuar se po të merrej me modë, do ta bënte Mozën si Kate Moss. Sipas Arjonit, ajo ishte e mirë ashtu sic ishte. Për të dy djemtë nganjëherë ajo e tepronte në tualetin që përdorte.