Juna : Madam Adelajda

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

juna-flet-per-adelajden-big-brother-albania-217/04/09 02:56
Juna ka imituar mënyrën e të folurit të Adelës dhe ka thënë se ajo bërtet e ulëret gjithë ditën. Ajo ka thënë gjithashtu se ishte 31 vjece dhe nuk kishte nerva për këto gjëra. “Nesër, pasnesër i duhet thënë ndonjë fjalë, që ta mbledhi pak mendjen!” – ka thënë ajo. Aida e ka pyetyr se për kë e kishte. “Për madam Adeljaden, – ka thënë Juna, – ka gjithë ditën që vetëm bërtet!” Sipas Junës nuk ishte aspak të normale që dikush të fliste e të ulëriste gjithë ditën për cdo gjë, pasi nuk jetonte vetëm, por në komunitet. “S’ka as ndonjë zë të bukur që të kesh kënaqësi ta dëgjosh!” – ka thënë ajo.

1