Juna : Mjaft me puthjen e tyre

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-adelen-juna-big-brother-albania-216/04/09 03:50

Juna duke folur sërish për debatin që drejtoi, thotë se nëse shoqëria shqiptare nuk do të ishte e emancipuar, atëherë nuk do ta pranonte shown e Big Brother-it. Ajo sjell si shembull se do të kishin nxjerrë atë nga loja e jo Anin që kishte një mentalitet më të mbyllur se ajo. Në këtë mënyrë ajo fillon të diskutojë edhe për disa nga banorët, që e mbajnë veten si të emancipuar e ndërkohë merren gjithë ditën duke diskutuar mbi një puthje (të Bjordit dhe Adelës) që nuk ka asnjë rëndësi apo habi në një shoqëri të emancipuar. Ajo thotë se puthja e tyre është trajtuar shumë si temë. Aida tregon se është munduar t’i luftojë të tjerët që të mos merren më me këtë cështje, madje ajo thotë se nuk arrin as të konceptojë dot që një njeri që ka ndjenja për dikë tjetër, nuk arrin që ta konsumojë ndjenjën e saj me atë person. Sipas saj, kjo gjë është bërë film duke i dhënë shumë rëndësi. Juna tregon se një ditë më parë kishte biseduar me Adelën në lidhje me jetën e saj, prindërit dhe se cfarë do të bënte ajo për të ndryshuar veten; nëse e bëntë do ta bënte në shtëpi apo jashtë saj. Adela i kishte thënë se në shtëpi nuk kishte ndërmend të bënte asgjë më shumë nga cfarë kishte bërë deri më tani, ndërsa jashtë ishin të tjera gjëra. Juna thekson se duke ditur këtë gjë nga Adela, është e kotë që ata të merren me një puthje që nuk ka ndërmend kush që ta japë dhe se kjo është humbje kohe si për të edhe për të tjerët. Arjoni mendon se Juna ka të drejtë në atë që thotë dhe mendon se duke i kushtuar kaq rëndësi, Adela dhe Bjordi po bëjnë një show brenda show-t dhe të gjithë të tjerët janë protagonistë. Juna u kërkon banorëve që mos të merren më me këtë gjë sepse ata show-n mund ta bëjnë vetë dhe të tjerët të merren me veten e tyre dhe lojën për të cilën kanë ardhur.