Telefonatë për Aidën

April 17, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

tel-e-aides-big-brother-albania-215/04/09 21:53

“Big Brother” ka organizuar një surprizë për njërin nga banorët. Aida ka marrë një telefonatë nga motra e saj. Bjordi ishte personi që kapi telefonin, dhe nga ana tjetër e telefonit ishte një person që kërkonte të fliste me Aidën. Ajo ka njohur zërin e të motrës, dhe ka rendur për të kapur telefonin. Motra i ka shprehur dashurinë dhe përkrahjen e saj, dhe familjarëve të tjerë. Aida i thotë:-“Më ka marrë shumë malli!” Motra i ka thënë që ndihet krenare për të. Për Aidën kjo ishte maksimumi që mund të merrte nga “Big Brother”. Banorët të gjithë kanë përqafuar Aidën e cila mes lotëve ka thënë:-“Sa jam kënaqur!”