Adela: Juna më ka inat

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-per-junen-big-brother-albania-217/04/09 16:37

Adelajda ka diskutuar me Arin dhe ky i ka thënë që Juna e ka nominuar atë. Ajo e diskuton me Mimozën këtë gjë . Adelajda i thotë:-“ Dhe nëse nuk do më thontë Ari ajo duket që më ka inat!” Mimoza i tregon një rast kur Junida pasi kishte dëgjuar Adelajdën me Bjordin kishte komentuar për zërin e saj të lartë. Adela i thotë :-“Pse shtëpia e saj është kjo, dua të bërtas!” Ajo fillon të komentojë për Junidën që i shkon pas Adit, dhe shton:-“Meqë më paska inat, e kam dhe unë!” Sipas Mimozës arsyeja që Juna mund ta ketë inat Adelajdën është pasi do shumë Bjordin. Adelajda i kthehet:-“Me dy javë e dashka Bjordin, ajo do të duket!”

1