Adelajda : S`ma bën zemra t`i them ik

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-per-jashte-big-brother-albania-216/04/09 15:59

Adelajda i ka shprehur Mimozës shqetësimin e saj në lidhje me të shtunën. Ajo thotë:-“Nuk e di nëse dal se si do i shpjegoj gjërat!” Sipas Mimozës është jeta e saj dhe nuk ka pse të mendojë se cfarë thonë njerëzit. Ajo shton:-“Bëj cfarë të thotë zemra!” Mimoza shprehet se kur të dalë cdo gjë për Adelajdën do jetë ndryshe, dhe se familja e saj do e kuptojnë. Adelajda thotë që ajo nuk po sillet keq , por që nuk e di se sa mund ta kuptojnë të tjerët këtë gjë. Gjatë bisedës Bjordi afrohet për të puthur Adelajdën dhe kjo i thotë Mimozës:-“Nuk ma bën zemra që t`i them ik!” Sipas saj ajo nuk ka anjë arsye për ta larguar, pasi ai është personi që i ka ndenjur më afër në cdo moment të bukur ose të vështirë. Mimoza i thotë që nëse ajo nuk i`a kthen të njëjtën djenjë do ishte më mirë ta largojë. Adela ia kthen:-“Ndihem mirë me të!” Mimoza i jep kurajo që ajo ta vazhdojë lidhjen e saj me Bjordin, dhe i thotë që dhe nëse ajo del nga shtëpia e presin shumë gjëra të bukura. Adela i thotë:-“Unë dua vetëm të më kuptojnë!” Ajo kujton fjalët e Dritanit para se të dilte. Ajo i kish lënë porosi që të takonte prindërit e saj për t`i qetësuar në rastin se ato do ishin të shqetësuar nga sjellja e saj. Ai i kishte thënë:-“Nuk kanë pse të jenë të shqetësuar me vajzën që kanë!”