Adelajda : Ti je më e mirë se Moza

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-per-paraqitjen-e-mimozes-big-brother-albania-217/04/09 00:10

“Nga të dy Big Brother, Moza është goca më e bukur!” – ka thënë Adelajda. “Dakord!” – ka thënë edhe Arjani, edhe Qetsori. “Pas Mimozës, vjen ti!”- i ka thënë Arjani asaj. “Jam edhe unë, po ato janë më të mira, më të gjata, më të bukura…- ka thënë Adela. Sipas Arjanit varet sesi e shihje, sepse, po sipas tij, në një këndvështrim mashkullor, ajo ishte më e mirë se Mimoza. “Ti je më “hot”, më femër!”- i ka thënë Arjani asaj. – Ti …. e ke më të bukur se të Mozës!’. Sipas Qetsorit, ajo vetëm ecjen duhet të rregullonte. Sipas Arjanit, nëse Adelajden e përpunoje pak në veshje, në ecje dhe në look, ajo “dilte bombë fare”. Me daljen e saj nga dhoma, Arjani dhe Qetsori kanë vazhduar komentet për të. “Zysha është femër, Moza është bebush!” – ka thënë Arjani. Ai ka thënë se një tjetër nga defektet e Adelës ishte qafa, më sakt viza që kishte në qafë, por ajo ishte një femër shumë ndjellëse. “Bjordi na e zë kot!” – ka thënë ai. Sipas Qetsorit Bjordi po e mbante peng situatën.