Aida : Duhen provuar etapat e lojës

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

aida-per-katershen-nomin-big-brother-albania-218/04/09 00:02

Aida mendon se të gjithë banorët duhet t’i provojnë etapat e lojës e të shkojnë në finale. Këtë bisedë ajo e zhvillon me Eltonin dhe Junën. Ajo ka parasysh se të katërt banorët e nominuar janë ata që kanë qënë më shpesh në nominim dhe që quhen banorë të fortë. Aida, edhe pse ka kontradikta me këta banorë, i vjen keq që një prej tyre të dalë, duke përfshirë edhe veten. Sipas saj, ata kanë dhënë dhe provuar gjithcka në lojë, madje edhe ndjehen të lodhur prej saj dhe të skualifikohen ndërkohë që të tjerët të shkojnë me më pak mundin në finale, nuk i duket e drejtë. Aida shprehet se vërtetë e ka inat Adelën apo me Sorin nuk shkon mirë, por në këtë situatë që ndodhen të katërt, i vjen keq që dikush prej tyre të lërë lojën e të largohet. Ajo mendon se duhen provuar etapat e lojës nga të gjithë dhe se ata që do të shkojnë në finale duhet t’i kenë provuar këto, të kenë kaluar cdo sfidë dhe të kenë provuar shumë emocione.