Big Brother Albania 2 – Intervista – Dritanit Shehaj

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Intervista ë Dritanit

Do të pozoja nudo për para Nuk jam penduar për sjelljen agresive ndaj tre banorëve të rinj

dritan-shehaj-intervista-big-brother-albania-2

Cili ishte reagimi i së fejuarës tënde dhe komentet e saj për daljen tënde nga loja?

Nuk e priste të dilja, beson se meritoja të vazhdoja të isha brenda shtëpisë së BB.

Po komenti i babait tënd mbi sjelljen brenda shtëpisë së BB, cili ishte?

Më përgëzoi për qëndrimin që kam mbajtur.

Ku ke gabuar?

Nuk besoj se kam gabuar, i kam thënë dhe i kam bërë gjërat siç e kam ndier. Nuk më duket se ky është gabim.

Kush ishte aleati yt atje brenda dhe pse ?

Atje brenda nuk ka aleatë, je vetëm dhe kaq. Shoqëria e krijuar atje, nuk e meriton këtë emër.

Cili ka qenë momenti më i vështirë brenda shtëpisë ?

Largimi i Bikës më lëndoi shumë, nuk e meritonte një vajzë si ajo.

Banori më simpatik dhe më antipatik sipas teje?

Banori më simpatik për mua, Bika. Më antipatiku më rezulton Eltoni.

Adela dhe Bjordi, Anjeza dhe Arjoni. Cili është çifti më i vërtetë?

Adela dhe Bjordi sigurisht. Ata nuk janë puthur për lojë, sepse e realizuan atë gjë në një vend ku menduan se nuk kishte kamera. Anjeza dhe Arjoni më duket se po shfrytëzojnë njëri-tjetrin për të zgjatur qëndrimin në lojë.

Toni të ka etiketuar si “arrë të kalbur” pse?

Eltoni kishte një javë atje brenda dhe trembej të më dilte hapur. Kjo është shtirje, por nuk ma ndien fare se ç’thotë ai. Nuk e vlerësoj shumë si person dhe mendimi që ka për mua, nuk ka ndonjë vlerë tek unë.

A je penduar për sjelljen paksa agresive ndaj banorëve të rinj, po të riktheheshe në kohë a do të silleshe njëlloj?

Nuk jam penduar aspak. U qëndrova ftohtë, sepse doja të sillesha ashtu. Po të kthehesha edhe një herë brenda do të bëja të njëjtën gjë. Nuk jam penduar për asgjë që kam bërë atje brenda, po ta nisja edhe një herë nga fillimi atë aventurë, do të bëja të njëjtat gjëra.

Dritan, a je vetë kaq i prerë, apo mendon se te ty kanë ndikuar edhe faktorë të tjerë që bëjnë që t’i fshehësh apo t’i kontrollosh emocionet e tua?

Sigurisht që përpiqem t’i kontrolloj emocionet e mia, të gjithë e bëjnë këtë. Aq më tepër kur je pjesë e një loje si ajo dhe autokontrolli është një faktor i rëndësishëm. Sa më shumë emocione të shprehesh, aq më i prekshëm dhe i cenueshëm je në sytë e të tjerëve.

Të ndjell më shumë, karriera, paraja , apo seksi?

Nga këto të tria sigurisht që më ndjell paraja. Kush thotë të kundërtën gënjen.

Do pozoje nudo për 100 mijë euro ? Do pozoja sigurisht, por çdo gjë ka kufij.

Kush mendon se do ta fitojë këtë edicion të “Big Brother” dhe pse?

Mendoj se do ta fitojë Qetsori. Ka luajtur hapur, ka luajtur gjatë gjithë kohës dhe është kundërshtar i denjë për këdo atje brenda.

6