Big Brother surprizon fuqishëm, Adela, përkrah Adi Krastës tek E Diell

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Big Brother surprizon fuqishëm

Adela, përkrah Adi Krastës tek “E Diell”

adelajda-e-dieel-big-brother-albania-2

Diçka e pabesueshme për vajzën nga Kavaja

Adela kthehet në shtëpinë e “Big Brother”. Ajo pyet banorët nëse e kanë parë apo jo dhe ata i përgjigjen se jo. Ajo u tregon se shkoi me makinë deri në një vend, por që ajo nuk mund të shihte asgjë dhe nuk mund t’i fliste askush. Adela tregon se ai vendi ishte spektakli “E Diell” dhe Adi Krasta e kishte pritur. Me emocione thotë se fillimisht nuk kishte parë asgjë se dritat ishin të fikura, por më pas u ndezën dhe pa një publik që u ngrit në këmbë për të dhe e përshëndetën. Adela tregon se atje i kishin dhënë një këngë për të kënduar. “M’u duk vetja si në ëndërr dhe mendova më pas që vetëm të bëja qejf”, thotë Adela. Më pas ajo kishte bërë një prezantim dhe në fund ishte përshëndetur me të gjithë. Ajo tregon se Adi i kishte thënë një shprehje shumë domethënëse: “Kur të dalësh, nëse familja jote nuk do të të presë, do të vij unë e do të bëhem familja jote”.

Banorët komentojnë shprehjen e Krastës, Adi mendon se shoqëria civile e mbështet Adelën.

Banorët fillojnë të diskutojnë për shprehjen që Adi Krasta i kishte thënë Adelës. Sori thotë se nëse ai do t’ia kishte thënë atij, ai do t’i ishte kundërpërgjigjur se familja e pret, çfarëdo që të ketë bërë. Arjoni mendon se kjo shprehje të lë të kuptosh se Adela ka bërë diçka të gabuar dhe se familja e saj mund ta ketë gjykuar për këtë. Edhe Adi e mendon afërsisht kështu. Ai shprehet se çfarëdo që të përmbante ai mesazh, tek Adela tani do të lërë shumë mbresa dhe ajo mund të ndryshojë sjelljen. Juna mendon se ato fjalë ishin thjesht për t’i dhënë asaj zemër për të ecur përpara duke mos pasur asnjë qëllim tjetër. Adi thotë se jashtë ka dy vlerësime: i pari i shoqërisë civile të emancipuar që përfaqësohet nga Adi Krasta dhe i dyti mentaliteti i vjetër që përfaqësohet nga familja e Adelës. Adi mendon se shoqëria civile e ka pranuar Adelën.

E shqetësuar për prindërit

Adela duket e menduar për prindërit dhe se si perceptohet sjellja e saj tek ata dhe të afërmit e saj. Adi mundohet t’i japë zemër dhe i thotë se kavajasit nuk janë njerëz që nuk e kuptojnë atë dhe se kurrë nuk do mendojnë keq për të. Adela i thotë se ka frikë për një pjesë që mund ta gjykojë dhe se nga kjo, prindërit e saj mund të shqetësohen. “Dua vetëm që ata të jenë mirë!” Ajo thotë se për ta mund të jetë pak e vështirë që ajo ndodhet në “Big Brother”, sepse nuk janë mësuar me të tilla gjëra. Adela shprehet se nuk dëshiron t’i zhgënjejë ata, sepse i kanë dhënë besimin në momentin që ajo u fut në lojë.

6