Bisedë për Arin

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-arin-big-broher-albania-217/04/09 14:37

Arjoni u tregon disa prej banorëve për një bisedë që kishte patur me Arin në lidhje me nominimet. Ai u tregon se i kishte thënë Arit se me veprimin që kishte bërë që kishte pirë kafe gjatë provës, e kishte hak që ta nominonte. Ari ia kishte kthyer se dhe ai e kishte në listë pas një shprehjeje që Arjoni i kishte thënë se ai nuk duhej të merrej me të vjetrit. Arjoni mendon se këto biseda janë normale sepse ishin përgjigje dhe kundërpërgjigje. Ata fillojnë të flasin për Arin. Eltoni shprehet se Ari ka një vetësiguri e vetëvlerësim shumë të madh. Ai mendon se këta tipa, kur bien, i thyejnë turinjtë. Juna thotë se secili ka mënyrën e vetë të të vepruarit, por se nuk është e drejtë që të tjerët të dënoheshin me të, për një gabim të tijin. Aida tregon se Arin e fali për gabimin që kishte bërë duke e justifikuar se nuk i dinte rregullat, por nëse ai nuk e respekton më, atëherë nuk do t’ia falë. Ajo thotë se Ari ishte shprehur se nëse do ta penalizonin për ndonjë veprim, nuk do ta kishte problem. Arjoni mendon se nëse do të zbatoheshin penalizime për cdo gabim që bëjnë apo veprime jo të duhura, të gjithë do t’i ishin shtruar punës për provën e javës.