Me të rinjtë apo të vjetërit

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

sori-merr-adin-big-brother-albania-218/04/09 02:08

Banorët kanë shkuar në dhomat e gjumit për të fjetur. Adi është shtrirë në krevatin e Junës, për t’i bërë shoqëri asaj derisa të flenë. Edhe Sori ndodhet tek dhoma e të rinjve për të biseduar. Pas pak, Sori i kërkon Adit që të ngrihen dhe të shkojnë në dhomën e tyre. Adi nuk lëviz, ndërsa Juna i kërkon Sorit që ai nëse do, mund të largohet. Sori insiston që Adi të shkojë me të. “Kjo është ajo biseda me të rinjtë apo me të vjetrit”- ia kthen Adi atij duke nënkuptuar se dëshiron të qëndrojë aty. Ata qeshin. Sori largohet duke e quajtur të poshtër për zgjedhjen që bëri. “Ti në fakt je duke ndenjur me të vjetërit”- i thotë Aida për ta ngacmuar. Ata vazhdojnë të qeshin. Sori largohet dhe pas tij shkon edhe Adi.