Mimoza : Ari më befasoi

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

per-veprimin-e-arit-big-brother-albania-217/04/09 13:25

Moza i tregon Adit edhe Adelës se Ari i kishte bërë një xhest dhe ajo ishte befasuar nga kjo gjë sepse nuk e priste prej tij. Ajo thotë se në fillim kur erdhi Ari në shtëpi, u fliste atyre me shumë edukat duke i bërë moral për sjellje të mirë të gjithëve, ndërsa me atë veprimin që i kishte bërë asaj, ajo ishte befasuar. Adela i thotë se ai ia ka bërë për inat, ngaqë ajo e kishte refuzuar. Adi e këshillon që të shkojë e të sqarohet me të duke patur parasysh natyrën e Arit i cili është pak impulsiv. Këtë gjë, ato e diskutojnë edhe më pas. Moza i tregon se ia kishte bërë të qartë Arit që të mos e prekte më. Adela i tregon se para disa netësh, ata kishin folur për Big Brother 1 dhe Ari ishte shprehur për Polin se nuk i pëlqente. Moza thotë se Poli është djalë shumë i mirë.