Të vjetrit kundër të rinjve

April 18, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

debat-ne-dreke-big-brother-albania-217/04/09 19:04

Gjatë drekës Qetsori ka shprehur që i vjen inat me faktin që personat që janë në nominim janë nga banorët e vjetër, dhe jo nga ato të rinj. Ai u ka propozuar banorëve si temë diskutimi “Të vjetrit kundër të rinjve”. Ai thotë:-“Do më vinte inat nëse 70mijë euroshin do e merrte një prej banorëve të rinj!” Ari mendon që kjo temë është qesharake. Arjoni shprehet që është pro temës së Qetsorit. Aida thotë që banorët e rinj i kanë sjellë një batëkuptim që nuk e ka gjetur tek disa prej banorëve të vjetër. Banorët kapen me fjalë me njëri –tjetrin gjatë drekës. Tema nuk arrin të bëhet për shkak se bie alarmi që sinjalizoi fillimin e provës së javës.