Soni: Këtë javë do të shihni surprizën time

April 19, 2009   | Lajmet / Vijesti

soni-malajShumë e thjeshtë, por e bukur dhe me dinamizëm. Kjo është Soni Malaj që do të ndiqni në klipin e saj më të fundit, kushtuar këngës ‘Shpirti binjak’, fituese e çmimit të dytë në ‘Kënga Magjike’. Një këngë që vetë këngëtarja e ka shumë për zemër dhe që i solli sukses shumë të madh. Ka qenë një punë e madhe e realizuar në bashkëpunim me aktorin e njohur Blerim Destani, i kthyer nga xhirimet në Hollivud, posaçërisht nga ftesa që ka marrë nga Soni për të qenë pjesëmarrës në klipin e saj. Shumë koncerte, tepër angazhime profesionale si dhe një album, i katërti i saj me radhë, që pritet të dalë nga studiot e incizimit jo larg, por në qershor.

Bota Sot


YouTube Preview Image

1