Maroviq: Podgorica vendimin për njohjen e Kosovës nuk e ka marrë me dëshirë

April 20, 2009   | Politika

svetozar-marovic1Nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve Svetozar Maroviq ka deklaruar se Mali i Zi është i vetëdijshëm për problemet e shkaktuara në marrëdhëniet e Serbisë dhe Malit të Zi për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe se Podgorica këtë vendim nuk e ka marrë me dëshirë. “Ky problem është shumë sensitiv, specifik për Serbinë dhe të gjithë ne në rajon. Në jetë ka shumë gjëra që duhet gëlltitur edhe pse janë të athta. Ekzistojnë vendime të cilat nuk i merrni me dëshirë, të cilat ju kushtojnë në aspektin emotiv dhe moral, të cilat me vete bartin përgjegjësi ndaj së ardhmes”, ka thënë për mediat e Beogradit Maroviq. Megjathtë ai ka vlerësuar se nuk është reale që në Kosovë të ndodhë diçka që Kosovën mund ta kthente në kuadër të shtetit të Serbisë në mënyrën që përfaqësuesit e popullit shqiptar të marrin pjesë në jetën politike. Ky politikan malazez ka theksuar se duhet pritur vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të cilën Mali i Zi është i gatshëm ta respektojë. “Siç e kemi marrë vendimin, jemi të gatshëm që ta respektojmë edhe vendimin e gjykatës, por duhet të jemi real. Politika është lojë e fuqive, në të cilat ata të cilët janë më pak të fuqishëm duhet të shohin që të mos bëhen akoma më pak të fuqishëm”, ka thënë Maroviq.
QIK