Konferencë për media me rastin e mbylljes së tenderit për Valdanos

April 21, 2009   | Politika

xhaudet-cakuli_ulqin_-mali-i-ziKëtë konferencë do ta filloj mecitimin e deklaratës së grofit Jakob Rotshilld i cili edhe gjatë vitit 2006 kaqenë i interesuar të marrë pjesë në tenderin për Valdanos dhe me këtë rast kadeklaruar:”Javën e kaluar, duke shikuar Valdanosin, instinkti trhoshte sekëtu ka shumë pyetje që duhet të zgjidhen, në mesin e të cilave edhe pronësia etoka ve por edhe faktin se në këto troje shumë familje me gjenerata kultivojnë e ullinjët, e ne nuk do të dëshironim që ta ndërpresimkëtë.(Vijesti, teksti “Rotshildët vrojtojnë autostradën dhe Valdanosin”, viti2006).

Kjo deklaratë duhet ti nxisinvestitorët të cilët i kanë dorëzuar ofertat e veta për marrjen me qira tëgjirit të Valldanosit me ullishtë dhe rreth 2,5 milion m2 të malit të afërtMendra, duhet ta kenë të qartë faktin se lidhur me pronësinë e gjirit tëValdanosit akoma po zhvillohen procese gjyqësore në Mal të Zi dhe se shumë prejkëtyre lëndëve kanë mbërritur edhe në Gjykatën Ndërkombëtare për mbrojtjen e tëdrejtave të njeriut në Strazburg, dhe se ata do të hasin në pëngesa të mëdhagjatë realizimit të investimeve të parapara, kështu që, edhe njëherë duhet tëmendojnë mirë për rezultatin  përfundimtar të  investimeve të mëdhatë kapitalit të tyre.

Ne edhe më përpara jemi munduar që t’jutërheqim vëmëndjen politikanëve vendas për rregullimin e kthimit të pronësisësë Valdanosit, dhe në këtë mënyrë do ti mundësonte gjyqit që në mënyrë tëpavarur të kryej punën e vet dhe kështu të ndërpesë marëdhënjet diskriminuesendaj pronarëve legjitim.

Prodeset gjyqësore në lidhje mekthimin e pronave, të cilat akoma nuk kanë përfunduar, janë më shumë çështjepolitike se sa juridike, sepse ligjet e Malit të Zi janë padyshim në anën e ishpronarëve. Mirëpo përfaqësuesit politik në nivel komunal dhe republikan përmesValdanosit deri më tani, me premtimet se do të kthejnë ullishtën e Valdanosit,kanë fituar benefite politike, gjegjësisht blerje të votave në shumë zgjedhjelokale dhe republikane. Kjo blerje e votave me premtime iu ka mundësuar që,ndërmjet tjerave, tërë Valdanosin dhe Mendren ta përfshijnë në të Mirat Detaredhe kështu të veprojnë në kundërshtim me principet e proklamuara për decentralizim.

Me Vendimin e Kuvendit komunal përkthimin gjegjësisht deekspropiimin e vitit 2007(Fl. zyrtare e MZ, dispozitatkomunale nr.18 e datës 18.05.2007) dhe me protesta masive, investitorëvepotencial ju kemi treguar dhe ju tregojmë faktin se gjiri i Valdanosit duhet t’iukthehet pronarëve të mëparshëm. Marrëveshtje eventuale dhe kontrata përinvestime në Valdanos mund të pasojnë vetëm pas kthimit të ullishtave pronarëvetë atjeshëm.

Më këtë rast edhe njëherë ju bëjmëthirrje përfaqësuesve të Cubus Lux-it dhe MCG-Mos City Group dhe të gjithëinvestuesve të interesuar që të vizitojnë web faqen www.valdanos-ul.com dhe më afër tënjoftohen me problematikën e pronësisë në Valdanos.

Si duket tani është në rend realizimii disa interesave të tjera të këtyre strukturave politike dhe kështu duan ta japinme qira pronat e huaja për një vlerë minore prej 15 cent për m2.–përsëris 15cent për m2.

Që të paguhet përmes rentës sëofruar, çmimi minimal i tregut prej 150,00 EUR për m2, duhet të kalojë rafsh1000 vjetë, gjegjësisht që këtë ta inkasojnë 40 gjeneratat e ardhshme, kurse nëfakultet ekonomik na kanë mësuar se vlera e tokës përcaktohet me vlerën erentës së paguar në zgjatjen e një gjenerate, e kjo është 25 vjet. Ulinjëtnuk janë llogaritur.

Përfaqësuesit e strukturaveqeverisëse në Ulqin, konkretisht UDSH, PDS, duhet që ish pronarëve dhe tëgjithë qytetarëve pa hamendje tu tregojnë se a janë për zbatimin e ligjit dhepër kthimin e tokës së marrur me dhunë ish pronarëve, dhe si pushtet ekzekutivtë zbatojnë Vendimin e vitit 2007, dhe jo që me pjesëmarrje në komisione  bëjnë kumari në shitjen e pronave të huaja, ashtusiç bënë kryebashkiaku, z. Hajdinaga.

Është i njohur fakti juridik se tëdrejtat e pronësisë kurr nuk vjetrohen, prandaj është më mirë që ne vetë sa mëparë të bëjmë kthinmin, sepse pasi që këtë ta gjykojë Gjykata e strazburgut, dot’na kushtojë shumë shtrejtë.

Forca,

Nënkryetari, Xhaudet Cakuli

YouTube Preview Image

1