Yllka Gashi flet për adoleshencën e saj

April 21, 2009   | Lajmet / Vijesti

yllka-gashi-_aktoreGjithmonë shembullore

” Si nxënëse shembullore që kam qenë, më kanë tërhequr shumë shkencat natyrore, kam qenë gjithmonë e shkëlqyeshme në matematikë. Prandaj shpesh kam menduar që kur të “rritem” do të merrem me ndonjë profesion tjetër,” ka thënë Yllka…

Aktorja Yllka Gashi

Yllka Gashi, tani aktore në serinë “Familja moderne”,  kur ishte vajzë e re ishte e dhënë pas mësimit. Ka qenë një nxënëse e shkëlqyeshme, e interesuar për të mësuar çdo gjë. Si adoleshente nuk ka menduar në profesionin që e zotëron sot, ndonëse ka pasur prirje për shkenca shoqërore. Yllka gjatë adoleshencës së saj ka përjetuar edhe kohën e luftës, të cilën e ka kaluar me mjaft vështirësi. Momentet më të vështira ajo i kujton kur shqiptarët u dëbuan nga shtëpitë, ndërsa moment më të lumtur për të ka qenë kthimi pas përfundimit të luftës në shtëpinë e saj. Më shumë rreth adoleshencës së saj, Yllka Gashi flet për “Kosovën Sot”.

Më shumë shokë se shoqe

“Kosova Sot”: Si e kujtoni kohën kur keni qenë adoleshente?

Yllka Gashi: Tash më qeshet me shumë gjëra që kam mundur t’i bëj apo t’i mendoj në atë kohë. Kohën e adoleshencës e kujtoj si fazë shumë të mirë në jetën time, kur kam filluar të formoj personalitetin tim, bindjet e mia  si dhe të formoj rrethin dhe shoqërinë time.

yllka-gashi-_familja-moderne

“Kosova Sot”: Sa jeni shoqëruar dhe me cilën shoqe apo shok keni qëndruar më shumë?

Yllka Gashi: Unë ndjehem me shumë fat që kam tri motra më të mëdha se unë, të cilat gjithmonë i kam pasur shoqet më të mira. Megjithatë, gjatë adoleshencës jam shoqëruar me shumë njerëz të moshave dhe të profileve të ndryshme. Si në fëmijëri po ashtu edhe gjatë adoleshencës më shumë kam pasur shokë sesa shoqe.

“Kosova Sot”: Ç’nxënëse keni qenë?

Yllka Gashi: Kam qenë nxënëse e shkëlqyeshme. Isha shembullore, notat i kam pasur të gjitha pesa. Gjithmonë shembullore!

“Kosova Sot”: Atëbotë, ku e keni kaluar kohën e lirë?yllka-gashi-_familja-moderne1

Yllka Gashi: Adoleshenca ime dhe e gjeneratës sime ka kaluar nëpër një fazë kur Kosova ishte nën presion të tmerrshëm politik të Serbisë, kur prindërit tanë ishin larguar me dhunë nga vendet e tyre të punës dhe kushtet ekonomike ishin shumë të vështira. Prandaj, kohën e lirë kryesisht e kam kaluar në shtëpi duke lexuar, sepse atëherë interneti dhe këto përparësitë e kohës së sotme për ne nuk ekzistonin. Më kujtohen ndejat që u bënin nëpër shtëpi të shokëve të mi, të cilat ishin jashtëzakonisht të hareshme dhe të paharruara për mua!

“Kosova Sot”: Ku i keni kaluar pushimet?

Yllka Gashi: Hahaha. Në Ulqin!

“Kosova Sot”: Me çfarë problemesh jeni ballafaquar në atë moshë?

Yllka Gashi: Ballafaqoheshim me shkollat e ndara, pastaj me shkollat “shtëpi” si dhe me atmosferën e luftës që arrinte gradualisht.

Rikthimi në shtëpi,momenti më i lumtur

“Kosova Sot”: A keni menduar në karrierën të cilën e keni arritur sot?

Yllka Gashi: Jo edhe aq. Si nxënëse shembullore që kam qenë më kanë tërhequr shumë shkencat natyrore, kam qenë gjithmonë e shkëlqyeshme në matematikë. Prandaj shpesh kam menduar që kur të “rritem” do të merrem me ndonjë profesion tjetër.

“Kosova Sot”: Cili ka qenë momenti më i lumtur dhe më i hidhur që e rikujtoni?

Yllka Gashi: Kam përjetuar kohën e luftës.

Pra, momenti më i hidhur ishte fillimi i luftës dhe tmerri i të qenit “mysafir në shtëpinë tënde”. Ndërsa momenti më i lumtur ishte kthimi nga “refugjatllëku” në shtëpi, në Kosovën e lirë!

“Kosova Sot”: Çfarë këshille do t’u kishe dhënë adoleshentëve tanë?

Yllka Gashi: Kënaquni sa më shumë. Jetoni këto ditë me shumë dashuri e përkushtim, sepse nuk do të kthehen më!

K. Bajrami

Kosova Sot

1.

YouTube Preview Image

2.

YouTube Preview Image


3