Aida ishte shumë e lodhur

April 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

junatoni-per-aiden-big-brother-albania-219/04/09 03:45

Sipas Junës, Aida ishte lodhur dhe kjo ishte mëse normale, sipas mendimit të saj, pasi Aida kishte qenë shumë herë e nominuar. Ajo i ka dhënë të drejtë Arjonit, që kishte thënë se vetëm përgatitja e valixheve të lodhte aq sa s’e merrje dot me mend. Junida i ka shprehur këto, në bisedë me Eltonin, në dhomën e gjumit. Eltoni, nga ana e tij ka thënë se i vinte shumë keq që Aida nuk e shijoi dot siç duhej qëndrimin në shtëpi dhe një arsye për këtë ishte pikërisht fakti i të qenit shumë herë e nominuar.