Mimoza: Nuk mendoj se duhen

April 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

flasin-per-lidhjet-e-tyre-big-brother-albania-219/04/09 02:30

“Unë nuk mendoj që Bjordi e do Adelën apo që Adela e do Bjordin!”- ka thënë Mimoza, duke biseduar me Anjezën dhe Adelajden. Sipas saj ata do t’i kuptojnë ndjenjat e tyre, nëse janë të vërteta ose jo, vetëm kur të dalin nga shtëpia e Big Brother. Anjeza ka thënë se ishte mëse e kuptueshme, që kur të ishin jashtë do të ndjeheshin ndryshe. Në lidhje me marrëdhënien mes Bjordit e Adelës, ajo ka thënë se për Bjordin dallohej qartë që ndjente diçka, ndërsa për Adelën ishte në dilemë. “Ai bën shumë për ty, – i ka thënë ajo, kurse ti nuk bën të njëjtën gjë!”. Adelajda është shprehur e sigurtë për dashurinë e tij ndaj saj, duke sjellë si provë fjalët që ai i kishte thënë të ëmës gjatë spektaklit. Vëllai i madh u ka mundësuar një bisedë Bjordit dhe mamasë së tij, gjatë së cilës ai i ka pohuar se e donte Adelën. Këtë gjë Bjordi ia ka treguar edhe asaj. “Bjordi po mos ta ndjente, nuk do ta thoshte kurrë!” – i ka thënë ajo Anjezës. Edhe Anjeza edhe Adelajda kanë thënë se s’mund të flitej për dashuri, pasi sipas Adelës, nesër-pasnesër, ata do të dalin që këtu dhe do të shkojnë secili në shtëpinë e vet. Ajo ka shtuar se gjithsesi, ajo Bjordin e donte fort. Ndërsa Anjeza ka thënë se ndihej shumë mirë me Arjonin, por nuk mund të thoshte që kjo ishte dashuri.

2