Surprizë për cftin e Big Brother Albania 2

April 22, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

surpriza-e-arjon-big-brother-albania-218/04/09 21:43

Gjatë spetaklit “Big Brother” kishte përgatitur një surprizë për dy nga banorët por , kjo surprizë i përfshiu të gjithë banorët. Ato kanë mundur të ndjekin një film të shkurtër “Arjoni me Anjezën”. Lidhja e tyre është ndjekur me shumë vemendje nga publiku ,por jo vetëm. Motra e Anjezës ka dashur të flasë me Arjonin. Ajo e ka pyetur nëse ndjenja është e vërtetë, apo është thjesht për spetakël. Ai ka deklaruar që ndjenja që ka ai për Anjezën është e vërtetë. Ajo i ka shprehur mbështetjen për lidhjen e tyre. Anjeza është emocionuar shumë kur ka parë nga monitori takimin e Arjonit me të motrën. Një tjetër person që ka dashur të flasë për lidhjen e tyre ishte dhe motra e Arjonit e cila i ka dhënë mbështetjen. Arjoni është përlotur ndërkohë që ka parë takimin e Anjezës me të motrën.

1