Adela për largimin ë Aidës

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-per-largimin-e-aides-big-brother-albania-219/04/09 14:52

Adela dhe të tjerët bisedojnë për momentin kur u largua Aida. Ata mendojnë se të dyja bënë një gjesti shumë njerëzor duke u përqafuar me njera-tjetrën. Adela tregon se në momentin që u dha vendimi, i erdhi shumë keq për Aidën. Ajo thotë se nuk do që të jetë hipokrite sepse vetë e ka nominuar gjatë gjithë kohës, por në ato momente u ndje më shumë keq për të sesa e gëzuar për veten. Sipas saj, Aida u tregua shumë e fortë dhe madje buzëqeshi në ato momente, ndërsa ajo filloi të qajë. Aida i kishte thënë që të mos qante sepse do të qante dhe ajo dhe gjatë përqafimit, qau vërtetë. Adela citon fjalët e fundit që i tha Aida apo dhe ato që i tha ajo, duke nënkuptuar se jashtë do të ishin mike.