Adelajda : Juna më ka marrë inat

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

moza-per-junen-big-brother-albania-220/04/09 17:50

Mimoza dhe Adelajda pasi janë sqaruar me njëra-tjetrën për debatin diskutojnë për rregullimin e krevateve. Mimoza dëshironte që Adelajda, Mimoza , Adi dhe Bjordi t`i kishin krevatet afër, por Adelajda nuk kishte pranuar duke ia lënë vendin Junidës. Adelajda i thotë që t`ia kërkojë Mimoza Junës për të ndërruar krevatet duke qenë se ka mardhënie më të mira me të, por kjo e fundit i thotë:-“ Ajo më ka marrë inat!” Ajo i propozon që t`i thonë Adit. Adelajda i thotë që i vjen inat që nuk e ndërroi krevatin, pasi ajo kishte menduar që arsyeja që Mimoza i kishte thënë për ta ndërruar ishte që ajo të flinte pranë Bjordit, ndaj kishte refuzuar. Adelajda kujton Aidën në momente nga party me shkumë. Mimoza i thotë:-“Shumë e mirë është Aida. Sa më ka marrë malli!”