Adelajda : Mi thuaj në sy

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adela-sherr-me-tonin-big-brother-albania-222/04/09 15:20

Ndërkohë që Eltoni është duke diskutuar për sjelljen e Adelës për kutinë e kosit dhe fjalës që tha se ia hiqte Adi, ajo vjen dhe i thotë se po e dëgjon që nga brenda shtëpisë se cfarë po thotë ai dhe se kjo gjë nuk është e drejtë, pasi ai duhet t’ia thotë në sy e jo ta komentojë kur ajo nuk është. Eltoni ia kthen se ai nuk e ka fare problem t’ia thotë në sy ato që mendon për të dhe prandaj po e ngrinte zërin që ajo ta dëgjonte dhe fillon t’ia thotë ato që po thoshte edhe asaj. Adela këmbëngul se ai nuk duhet ngrejë zërin që ajo ta dëgjojë, por ta thërrasë e t’i thotë ato që ka për të thënë pasi ajo nuk është mësuar që të flasë mbas shpinë por në sy për të tjerët dhe nuk pretendon që t’ia bëjnë ashtu. Ajo shton se cfarë bën me Adin, është puna e saj. Eltoni nervozohet dhe i thotë se syrin nuk është nevoja t’ia tregojë atij sepse e di, e njeh dhe e ka parë se si është ajo. Ai e lë fjalinë përgjysmë duke nënkuptuar se nuk është vendi i përshtatshëm që ata ta diskutojnë këtë gjë. Adela ia kthen se ajo ka gojë të flasë për cdo gjë pasi e di se cfarë ka bërë, por edhe Eltoni i thotë se edhe ai e di mirë se cfarë po flet.