Adelajda : Pse më marrin inat?

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

adelabjordipelqimi1-big-brother-albania-219/04/09 23:17

Adela pyet veten dhe Bjordin se cfarë mund të ketë që nuk shkon tek ajo që të tjerët e marrin inat apo nuk e pëlqejnë. Ajo thotë se e rëndësishme është se ata që duan, mund ta njohin vërtetë se si është. Ajo sjell si shembull Liritën e cila i ka thënë se më parë ka menduar ndryshe për të, por që më pas ndryshoi mendim duke u shprehur se Adela është njeri i drejtë. Adela thotë se e ka nominuar Liritën sepse e dinte që edhe ajo e kishte nominuar. Ajo thotë se Bjordin banorët e pëlqejnë, ndërsa atë e keqkuptojnë gjithnjë dhe e nominojnë që mos ta kenë në shtëpi. Adela vazhdon të pyesë se cfarë ka që të tjerët nuk e pëlqejnë, si përshembull Juna që ka dy javë në shtëpi dhe e ka marrë inat.