Çfarë përfaqëson Adela ?

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

cfare-perfaqason-adela-big-brother-albania-221/04/09 03:25

Debati mbi mentalitetet dhe moralin ka vazhduar mes banorëve. Me largimin e Adelës, banorët kanë diskutuar edhe mbi mentalitetin e saj. Sipas Adit ata nuk mund të pretendonin që Adela të mendonte, p.sh si një hollandeze. Por, sipas Junës ajo nuk duhej t’u tregonte atyre si ishte Shqipëria, ndërkohë që dhe ata e njihnin dhe e dinin si ishte Shqipëria. Adi ka thënë se Adela përfaqësonte vajzën shqiptare. “Adela përfaqëson një pjesë të vajzave shqiptare!” – ka thënë Juna. “Adela përfaqëson atë që është!” – ka saktësuar Eltoni. “Po unë cfarë përfaqësoj?” – ka pyetur Juna Adin që ka saktësuar se Adela përfaqësonte një model të të vajzave shqiptare, që për Arin ishte më i madh në përqindje sesa modeli që mund të përfaqësonte Juna apo dikush tjetër. “A mund të më thuash cfarë përfaqëson Adela?”- e ka pyetur Juna Arin që ka thënë se sipas tij ajo ishte modeli i një vajze nga një qytezë e vogël, me një familje tradicionale, me një jetë normale. Ari ka shtuar se Adela kishte ndryshuar, kishte përparuar, në krahasim me atë cfarë mund të kishte qenë kur kishte hyrë në fillim në shtëpinë e Big Brother. “Pse të gjitha debatet që fillojnë për gjë tjetër, përfundojnë po tek Adela?” – ka pyetur Adi. Banorët i kanë thënë se khjo ndodhte ngaqë Adela bëhej vet pikë referimi. Sipas Qetsorit ndikonte edhe injoranca e Adelës, sepse ne mundohemi që t’ia shpjegojme asaj gjërat sesi janë në të vvërtetë. “Ajo e zhyt debatin në injorancë dhe ne mundohemi t’i nxjerrim nga injoranca!” – ka thënë ai.Sipas tij, ky ishte edhe një vlerësim që ata i bënin Adelës, sepse në të kundërt ata mund edhe ta anashkalonin. Sipas Arjonit, Adela e mbronte atë që mendonte dhe rrjedhimisht kjo gjeneronte debat, pasi nëse ajo nuk do të fliste, nuk do të debatonin me të.Adi ka thënë se kjo mënyrë e Adelës, po eklipsonte Mozën dhe problemet e saj. Arjoni ka thënë se Mimoza ishte ajo që nuk fliste, ndërsa Juna ka shtuar se ata nuk kishin si t’i dinin problemet e Mozës, kur kjo e fundit nuk i tregonte. “Adela flet, me Adelën do të flasim!” – ka thënë ajo.

1