Gëzuar ditëlindjen Arjon Muca

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

dhurata-e-arjonit-big-brother-albania-222/04/09 00:30

Një tjetër banor ka festuar ditëlindjen brenda shtëpisë së Big Brother dhe ka qenë pikërisht Arjoni. Banorët e kanë pritur atë të fshehur jashtë shtëpisë, ku Qetsori i kishte përgatitur edhe një kënd romantik, të sajuar me jastëqe dhe vazo lulesh. Aty e priste edhe dhurata e tij, Anjeza, që banorët e kishin mbuluar “që të mos dukej”. Ata e uruan të gjithë me rradhë, duke e puthur e përqafuar dhe i kënduan edhe këngën e ditëlindjes. Ai i ka falenderuar banorët për mendimin dhe impenjimin. “Unë nuk i kam qejf surprizat, – ka thënë Arjoni, – por kjo ishte shumë e bukur!”.