Gresa Katana fitoj çmimin e pare në Festivalit “Maratona Rinore” në Durrës

April 23, 2009   | Kulturë / Kultura, Lajmet / Vijesti

gresa-katana-_festivalit-maratona-rinore-ne-durres

Gresa Katana fitoi vendin e parë me “Baladën çame”

E veshur me rroba karakteristike të viseve të Çamërisë, Gresa solli në skenën e teatrit “Aleksandër Mojsiu” një pjesë të ekzodit çam dhe plagën e tyre të rëndë gjë që u vlerësua lart nga juria profesionale e udhëhequr nga artistja e merituar Aishe Stari.

Të rinj nga treva të ndryshme shqiptare u mblodhën për të pestin vit me radhë në qytetin bregdetar të Durrësit për të konkurruar artistikisht mes tyre. Festivali Mbarëkombëtar i njohur si Maratona Rinore u zhvillua në Teatrin “Aleksandër Mojsiu”. Trupa rinore të ardhura pothuajse nga gjithë Shqipëria dhe Rajoni nisën garën e tyre për 4 net rresht në këngë, valle popullore, poezi, kërcim modern, aerobi, pantomimë dhe gjini të tjera.

Në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor, gjimnazin e Ulqinit për të dytin vit me radhë në recitim e prezantoi Gresa Katana, nxënëse e vitit të katërt. Ajo u paraqit me “Baladën Çame“ të autorit Bilal Xhaferri. Përjetimi i thellë i poezisë nga ana e saj, muzika e përzgjedhur, koreografia nga ana e trupës së baletit të Grupit “Blu Epidamnus“ dhe skenografia e qëlluar, i dhanë jetë vargjeve të autorit. E veshur me rroba karakteristike të viseve të Çamërisë, Gresa solli në skenën e teatrit “Aleksandër Mojsiu” një pjesë të ekzodit çam dhe plagën e tyre të rendë gjë që u vlerësua lart nga juria profesionale e udhëhequr nga artistja e merituar Aishe Stari.

Kjo nuk është hera e parë që Gresa konkurron në Maratonën Rinore. Ajo edhe vitin e kaluar është shpërblyer me çmim, ndërkohë që në garat që zhvillon në Ulqin “Fondacioni Studenti”, për dy vite me radhë ajo është shpallur recituesja më e mirë. Përdnryshe në Maratonën Rinore të këtij viti në Durrës morën pjesë rreth 400 pjesëmarrës dhe u shfaqën 60 pjesë te ndryshme artistike te cilat u duartrokitën nga publiku.

Kohapress

YouTube Preview Image
2