Juna : Është normale të flasësh për seksin?

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

diskutimi-mbi-seksin-big-brother-albania-221/04/09 03:30

“Pse e ke kaq problem të flasësh për seksin?” – e ka pyetur Juna Adelën. Sipas Junës kjo ishte një gjë mëse normale dhe nuk e kuptonte pse Adela bënte kështu. Adela i është përgjigjur se ajo e konsideronte si një shumë intime, për të cilën nuk mund të fliste me disa njerëz që sapo i kishte njohur. Më pas, e pyetur nga Ari, Juna ka thënë se për të seksi është e gjëja e dytë më e bukur në botë, por nuk mund ta tregonte kush ishte e para, pasi ky ishte sekreti i saj. Diskutimi ka përfshirë më pas edhe të tjerët. Jo të gjithë kanë qenë dakord se duhet të flasësh hapur mbi eksperiencat e ndryshme të tipit seksual, apo të tjera gjëra të të njëjtit kuadër. Sipas Arit kjo do të thoshte të ishe i mbyllur dhe me komplekse, gjë për të cilat ata më kot kishin akuzuar “zyshen”, kur të gjithë ishin pothuajse kështu. Sipas tij ishte normale që kur njihje dikë, ta pyesje për këto gjëra, por jo sipas Arjonit apo një pjese tjetër të banorëve. Anjeza tha se ndoshta disa personave mund t’ua tregoje, por disa të tjerëve jo. “Domethënë ti nuk do të m’i tregosh mua?” – i ka thënë Ari. “Po” – i është përgjigjur Anjeza.