Përgjegjësia e Adelës

April 23, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

pastertia-22p22/04/09 13:33

Eltoni është i nxehur me Adelën sepse nuk kujdeset për pastërtinë e shtëpisë. Ai u tregon banorëve kutinë e kosit dhe lugën që Adela e kishte ngrënë para tre ditësh dhe që ende ndodhet në kuzhinë. Eltoni tregon se pak më parë i kishte thënë asaj që ta hiqte, por Adela ia kishte kthyer se ishte mësuar që t’ia hiqte gjithmonë Adi kur ajo i linte ashtu. Sipas tij, ajo duhet ta bëjë vetë këtë gjë e të mos presë nga të tjerët, pasi nuk do të bëhen djemtë vajza e vajzat djem. Juna e kundërshton për konceptin e gabuar që thotë sepse kjo gjë, sipas saj, nuk asnjë lidhje me të qënurit vajzë apo djalë, pasi të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësitë e tyre. Anjeza i thotë që asnjë të mos ta marrë deri sa ajo ta heqë vetë dhe nëse do duhet ta pastrojnë vendin, atë mos ta heqin. Ajo tregon se në fillim e kishte biseduar këtë argument me banorët dhe ata ia kishin kthyer me të madhe se secili shikon punët e veta. Ajo sjell disa shembuj për të cilat kishte debatuar që në fillim të qëndrimit të saj në shtëpi, por pa rezultat. Ari i thotë Eltonit që t’ia thotë këtë gjë edhe Adelës dhe ai i rithotë se ajo u tregua indiferente ndja vërejtjes së tij. Eltoni ka ndër mend që ta cojë deri në fund këtë cështje sepse pastërtia është përgjegjësi e të gjithëve. Ai thotë se kur të gjejë dicka që nuk është në vendin e duhur, do ta marrë e do të hedhë në kosh, deri sa banorët të mësohen me rregull dhe pastërti.