Bjordi : Diktatura s’ka asgjë pozitive

April 24, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

bjordi-per-diktaturen-big-brother-albania-223/04/09 03:15

Bjordi nuk është përfshirë në debatin mbi Shqipërinë e para dhe pas viteve 90, kohë dhe vend që nuk i kishte njohur. Më pas, duke biseduar me Arin dhe Eltonin ai ka shprehur mendimin e tij në përgjithësi, duke thënë se një diktaturë nuk ka asgjë të mirë. “Kur të mungon liria, të mungojnë të gjitha!” – ka thënë Bjordi. Sipas Arit dhe Eltonit, diktatura kishte patur edhe gjëra të mira, sic ishte për shembull “mosfunksionimi” i kanunit. “Për 45 vjet, nuk është vrarë askush!” – kanw thënë ata dhe sipas tyre kjo ishte një gjë që nuk mund të mos vlerësohej; po kështu edhe analfabetizmi, dukuri negative të rikthyera tani, sipas tyre. Bjordi i sqaroi ata se po fliste më në përgjithësi, për diktaturën si koncept. “Unë e urrej diktaturën!” – ka thënë ai.

1