Hajdinaga priti delegacionin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi të kryesuar nga Reisi Rifat Fejziq

April 24, 2009   | Lajmet / Vijesti

gezim-hajdinaga-priti-delegacionin-e-bashkesise-islame-te-malit-te-zi-te-kryesuar-nga-reisi-rifat-fejziqKryetari i Komunës së Ulqinit z. Gëzim Hajdinaga dhe bashkëpunëtorët e tij priten në një takim pune delegacionin e Bashkësisë Islame të Malit të Zi të kryesuar nga Reisi Rifat Fejziq.
.

gezim-hajdinaga-priti-delegacionin-e-bashkesise-islame-te-malit-te-zi-te-kryesuar-nga-reisi-rifat-fejziq1Fillimisht mysafirët vlerësuan lartë ndihmesën dhe kontributin e dhënë nga ana e Kryetarit Hajdinaga në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme që preokupojnë Bashkësinë Islame dhe paralajmëruan që sëshpejti atij do t’i dakordohet edhe mirënjohje e veçantë.
Më pas delegacioni në fjalë u ndal dhe foli për projektet që parasheh të realizojë në një të ardhme të afërt dhe ku kërkohet  ndihma e komunës.

gezim-hajdinaga-priti-delegacionin-e-bashkesise-islame-te-malit-te-zi-te-kryesuar-nga-reisi-rifat-fejziq2
Nga ana tjetër Kryetari Hajdinaga falenderoi mysafirët dhe theksoi  që Bashkësia Islame dhe komunitetet e tjera që jetojnë në Ulqin e që për te paraqesin pasuri përherë mund të llogarisin në ndihmën e pakursuer të tij dhe të ekzekutivit që drejton, konform normave  ligjore.

Ishte konstatim i përbashkët që kur ekziston dëshira dhe angazhimi i të gjithë subjekteve mund të realizohen projekte me vlerë jo  vetëm për besimtarët e konfesioneve të ndryshëm por edhe që kanë vlera të përgjithshme për qytetin.
.


Municipality of Ulcinj / Ulqin – Montenegro
Arsllan Hajdinaga