Juna : Çdo sistem ka të mira dhe të këqija

April 24, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

 

juna-ne-debat-big-brother-albania-223/04/09 01:20 

“Çdo sistem ka anët e tij pozitive dhe negative!” – ka thënë Juna, duke folur për sistemin e kaluar politik në Shqipëri. Ajo që ka nisur si një bisedë e qetë, ka kaluar më pas në një dikutim e në një debat mes banorëve të pozicionuar pro dhe kundër cështjeve të ndryshme që kishin të bënin me sistemin e kaluar apo edhe më tej akoma. Pasi ka theksuar se ajo nuk kishte bindje komuniste e nuk kishte mundësi të kishte pasi në atë kohë ajo kishte qenë shumë e vogel, Juna ka thënë se një nga të mirat e sistemit të kaluar ishte sistemi arsimor. Ky mendim i saj u kundërshtua nga Qetsori dhe Ari, sipas të cilëve, nuk mund të thuhej kështu për aq kohë sa historia që ata kishin mësuar, ishte e transformuar. “Më vjen keq, por luftën nuk e fituan partizantë, – ka ndërhyrë Qetsori, -por aleatët!”. “Vetëm kanë kaluar, nuk është bërë luftë!” – ka thënë Adelajda. Sipas Junës, lufta e popullit shqiptar apo dëshmorët e tij, nuk duheshin mohuar. “Ka njërëz që kanë luftuar Adela, – i ka thënë asaj Juna, – ku i ke ti faktet me 20 vjeçe që je?”. Adela i është përgjigjur se asaj ia kishin treguar njerëz të moshës së Junës, Qetsorit apo Arit, gjë të cilën Juna ia ka hedhur poshtë duke ithënë se kishin qenë tjetër moshë ata që e kishin bërë luftën. Eltoni ka ndërhyrë duke treguar se gjyshi i tij kishte qenë komandant i njërës prej Brigadave Sulmuese dhe kishte humbur edhe njërën këmbë, edhe njërin sy gjatë luftës. Debati ka vijuar duke vënë përballë njëri-tjetrit Junën dhe Eltonin, me Arin, Qetsorin dhe Adelën, apo Eltonin me Arin, tek këta të fundit, duke marrë edhe ngjyrime personale. Sipas Arit, për asnjë sistem, nuk mund të thoje se ishte totalisht negativ, rrjedhimisht edhe sistemi në fjalë kishte anë pozitive, por ato ishin aq të pakta sa sfumoheshin para atyre negative. Eltoni ka sqaruar se ai nuk po mbronte sistemin dhe nuk mendonte se ai kishte qenë më i mirë por ato cfarë kishin qenë pozitive, si niveli i mjekëve, ushtarakëve, të pasurit e një banese apo pune të sigurtë, mbeteshin të tilla. 

?