Adelajda dhe Mimoza : Vajzat duan të bëhen këngëtare

April 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Motra e Mozës nga Kosova na rrëfen: Moza kishte menduar që para “Big Brother” për të bërë një këngë dhe një klip

moza-dhe-adelajda-big-brother-albania-2-live


Moza dhe Adela këndojnë nëpër shtëpi. Ato të dyja kanë shprehur dëshirën që të merren me muzikë. Eltoni mendon se Mozës mund t’i përshtatet edhe moda, apo fotografia. Adela thotë se ka një dëshirë shumë të madhe për të kënduar dhe të paktën do të përpiqet që të realizojë vetëm një këngë. Eltoni dhe Arjoni i japin asaj informacione lidhur me realizimin e klipeve të një kënge, sponsorizimit, publicitetit dhe investimit në para.

[Ardita, motra e Mozës rrëfen: Moza kishte menduar të regjistronte një këngë]

 «Moza e ka pasur gjithmonë pasion muzikën dhe këngën. Për këtë arsye, ajo shpesh gjendet duke kënduar gjatë kohës së qëndrimit në ‘Big Brother'”. Këto fjalë rrëfehen nga motra e konkurrentes nga Kosova, Ardita, e cila më pas shton për Mozën se “ajo ka pasur gjithmonë dëshirë që të këndojë dhe pavarësisht se i kanë ofruar të bëjë modelen, ajo ëndërr ka pasur këngën”. Moza, siç tregon motra e saj, edhe po të mos hynte në “Big Brother” kishte në plan të regjistronte një këngë dhe të xhironte një klip. Ashtu si shumë moshatarë të saj, rryma të preferuara ka R&B, Hip-Hop dhe sigurisht muzikë shqiptare, ku grupi që i pëlqen më shumë janë djemtë e “The Skillz”, madje motra e saj tregon se ajo ka pasur dëshirë që një duet ta bënte me këtë grup.

3