Juna kundër Arit

April 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

juna-kunder-arit-big-borther-albania-2-shiko-liveNdërkohë që dy nga tre banorët e fundit që kanë hyrë në shtëpinë e “Big Brother” i kanë shpallur “luftë” njëri-tjetrit, ne po ju tregojmë ekskluzivisht nga dhoma e rrëfi mit, titujt me të cilët Juna dhe Ari do të dëshironin që të hapeshin gazetat që fl asin për ata

Juna: “Fenomen”

Ari: “Dikush ndryshe nga të tjerët”

Titujt e parë të gazetës që dy banorët do të dëshironin për vete

Ari, Junës: Ti ke mentalitet të prapambetur!

«Ti nuk je e emancipuar, ti ke një mentalitet të prapambetur!” – i ka thënë Ari, Junës, gjë të cilën ajo e ka mohuar kategorikisht. Debati mes të dyve ka nisur kur Juna, duke folur për prostitucionin dhe shtëpitë publike, ka thënë se edhe në Shqipëri duhet të kishte të tilla dhe se ajo nuk e kuptonte pse të mos kishte. “Ta them unë pse!” – i ka thënë Ari dhe ka shtuar se kur një femër si ajo që kishte jetuar 10 vjet në Gjermani, nuk ishte e hapur ndaj përdorimit të disa fjalëve, si mund të ishte kjo shoqëri ndaj shtëpive publike. Sipas Junës, këto dy gjëra nuk kishin aspak lidhje me njëra-tjetrën. Ajo i tha se ia kishte shpjeguar shumë herë, por “ai aq kishte”. Ari i ka thënë se fjalë dhe gjeste të tilla nuk i shkonin një femre të emancipuar, siç pretendonte ajo të ishte.

Juna: Unë nuk ulem në nivelin e Arit, por nga ai i pres të gjitha

Juna i ka treguar Eltonit se çfarë kishte ndodhur saktësisht mes saj dhe Arit. Ajo kishte hyrë në dhomë, ku Ari dhe banorët e tjerë kishin qenë duke biseduar, ndërsa ajo ishte shtrirë në krevatin e Adit dhe kishte filluar bisedën me të, duke ndenjur me kurriz nga Ari. Ai i kishte thënë se nuk ishte etike t’i ndërprisje të tjerët ndërsa flisnin, se ajo nuk ishte edhe aq e bukur, se ishte hipokrite dhe shumë epitete të tjera, njëri më i rëndë se tjetri. Juna e kishte pyetur se ku i kishte gjetur gjithë ato përcaktime? “I kam mbyllur bisedat me Arin!” – i tha më pas Juna, Eltonit, pasi në moshën tonë mund të tolerosh një apo dy shaka, por kur tjetrit i thua që e teprove, duhet ta mbyllë me aq, gjë që Ari nuk e bën. Ajo ka shtuar: “Unë nuk mund të ulem në nivelin e tij dhe të merrem me të!”. Më vonë Juna i ka thënë Eltonit se nuk e dinte nëse Qetsori e përkrah Arin, pasi ai kishte deklaruar që bënte lojën e vet. Duke u shprehur për Arin, Juna i thotë Eltonit: “Ai po pret ndonjë sherr, por sherr unë nuk kam për t’i bërë!” – dhe ka shtuar se Ari shpreson ta prekë atë në sedrën e femrës. Më pas Juna i ka rrëfyer Eltonit: “Nga Ari nuk pres më asgjë, apo më saktë, nga Ari i pres të gjitha!”.

Ari: Debati me Junën s’do mbyllet me kaq!

Duke qëndruar në dhomë, Ari merr shkas nga fakti që Juna i kthen kurrizin, ndërsa ai flet me Adin dhe kapet me të. Ai i kërkon që të lëvizë ndërkohë që bashkëbisedon, por ajo nuk pranon. Adi i thotë që debatin mes tyre e kanë mbyllur, por Ari ia kthen: “Debati ynë nuk do të mbyllet kurrë!” Juna thotë që nuk i intereson ky debat. Adi e pyet se ku qëndronte debati mes tyre. Ari thotë: “Debati qëndron në faktin që Juna është komplet false, hipokrite dhe e paedukatë për mua!”. Juna preferon që fjalët e tij t’i marrë me të qeshur. Eltoni shprehet që nuk i pëlqejnë debatet mes tyre dhe nuk e kupton këtë gjë. Ari mendon që ajo nuk është vajzë e hapur siç po kërkon të shfaqet, por ka shumë komplekse.

Juna: Edhe po të kisha mbetur në një ishull të vetmuar, kurrë seks me Arin

“Ari ka konceptin që femrat duhet të rrënohen para tij”, është shprehur Eltoni, duke gjykuar sjelljen e Arit në lidhje me femrat e shtëpisë. “U gërric me Mozën dhe Moza s’ia vari”, ka thënë Juna. Sipas të dyve, kjo është edhe arsyeja që tani s’lë gjë pa thënë për Mimozën. Juna ka thënë se edhe në një ishull të vetmuar po të ishte, nuk do t’i shkonte mendja kurrë për Arin.

Juna: Ari do të jetë protagonist!

Sipas Eltonit, Ari mendon se Juna, duke qenë femër, ishte e dobët. “Unë nuk jam nga ato që më thua një fjalë dhe të filloj të qaj”, ka thënë Juna. Sipas saj, Ari e harronte faktin që Juna ishte 30 vjeçe dhe në jetën e saj kishte pasur të bënte me lloj-lloj njerëzish. “Ai do të krijojë situata të rënda, ku të jetë protagonist”, ka vijuar Juna, duke thënë se këtë s’duhet ta bënte me të!

Ari: Nuk pendohem për çfarë i thashë Junës

Eltoni i tërheq vërejtje Arit për sjelljen e tij gjatë debatit me Junën. Sipas tij, Ari u kap kot me fjalë me Junën për një temë që është diskutuar shumë herë. Ari justifikohet se e bëri sepse i ishin akumuluar disa fjalë që i kishin mbetur fiksim për t’ia thënë. Ai shprehet se nuk ka asnjë pendesë për çfarë i tha asaj gjatë debatit, sepse mendon se i meritonte. Eltoni i thotë që të mos kapet gjatë gjithë kohës për gjëra të vogla, pa rëndësi, por nëse vërtet do të kapet me të, le të kapet edhe për gjëra më të mëdha. Ari i thotë se Junës po ia kthen me të njëjtën monedhë: për çfarë flet ajo, flet edhe ai, sepse as ajo nuk po kapet me të për gjëra të mëdha, por përsërit të njëjtat fjalë.

1