Video – Karate Team “Ulqini” më i miri në Gostivar

April 25, 2009   | Sporti / Sport

karate-team-ulqini_ne-turneun-nderkombetar-te-karatese-kupa-e-gostivarit-2009Karate team “Ulqini” mori pjesë në turneun ndërkombëtar të karatesë “Kupa e Gostivarit 2009”
Karate Team “Ulqini” i përbërë nga karateistët e klubeve “Ulqini” dhe “Albulena”, mori pjesë më 18 prill 2009 në Turneun e 8-të Ndërkombëtar në Karate “Kupa e Gostivarit 2009”. Karate Team “Ulqini” shkëlqeu duke fituar 58 medalje në disciplinat individuale dhe në ato ekipore: 19 të arta, 25 të argjendta, 14 të bronzta dhe 12 kupa.

Nga Karate Team “Ulqini” në këtë Turne me medalje të arta u shpërblyen kupa-e-gostivarit-2009këta garues:
Xhemale Elezi dhe Jehona Musliq – nga tri medalje të arta, Sretena Gjuriq dhe Antigona Rama me nga dy medalje të arta, ndërsa nga një të artë fituan Ardit Astafoviq, Lindita Hoxhiq, Arta Llazoriq, Blerta Tahiri, Xheneta Vuçiq, Dardan Ceka, Liridon Elezi, Viktor Curoviq dhe Albion Duraku. Përveç këtyre medaljeve këta garues u kurorëzuan edhe me medalje të tjera.
Me nga disa medalje të tjera u shpërblyen edhe këta garues: Xhivat Hoxhiq, Emir Mustafiq, Xhenis Rexhepi, Petar Barlloviq, Blerim Sukaliq, Kreshnik Tahiri dhe Petar Maroviq.
Në turne morën pjesë 41 klube me mbi 300 garues. Karate Team “Ulqini” mori pjesë me 20 garues.
Formimi i një ekipi të përbashkët nga karateistët më të mirë të dy klubeve “Ulqini” dhe “Albulena” u inicua nga trajnerët e këtyre klubeve, me qëllim të një përfaqësimi më të mirë në gara ndërkombëtare.

Karate Team “Ulqini” do të ketë një ekip profesionistësh të trajnerëve nga dy klubet, i cili është në përbërje nga trajnerët: Naim Duraku, Anell Beganoviq, Mirsad Nasradini, Jasmin Hot, Kujtim Sukaliqi dhe kryetrajnerët e klubeve “Albulena” dhe “Ulqini” Agron Ujkashi dhe Ruzhdi Rama. Mbikqyrës i këtij ekipi profesional të trajnerëve do të jetë mjeshtri i mirënjohur i karatesë Gjorgje Daboviq.

– Ideja për formimin e Karate Team “Ulqini” nuk është e re, sepse ne edhe më përpara, prej vitit 2002, kemi marrë pjesë në disa gara si ekip i përbashkët i dy klubeve “Ulqini” dhe “Albulena”. Kësaj here formimi i këtij ekipi do ta jetë më profesional, duke u zgjedhur ekipi i posaçëm i trajnerëve që do të punojnë me garuesit e përzgjedhur, i cili do të jetë rregullisht nën mbikqyrje.
kupa-e-gostivarit-20091 Për të qenë pjesëtar i këtij ekipi mund të konkurojë çdo garues, e pastaj zgjedhja do të bëhet nga trajnerët e ekipit. Natyrisht që këtu do të hyjnë vetëm garuesit më të mirë, sepse edhe qëllimi i formimit të këtij ekipi është paraqitja më kualitative e klubeve tona në arenat ndërkombëtare dhe arritja e rezultateve superiore. Po ashtu, në këtë ekip do të jenë të përfaqësuara të gjitha gjeneratat, e vëmendje e veçantë do t’u kushtohet kadetëve, juniorëve dhe seniorëve. Së shpejti edhe zyrtarisht do të emërohet udhëheqësia e këtij ekipi, si dhe ndarja e detyrave të veçanta për çdo trajner, për çka do ta informojmë edhe opinionin e gjërë – thanë trajnerët e Karate Team “Ulqini”.

Ata falënderojnë sponsorët që mundësuan pjesëmarrjen e tyre në këtë garë Elektrodistribucionin Ulqin, burektoren “Pelivan”, Enver Demirin, si dhe prindërit e garuesve.

SHËRBIMI PËR MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN

I KARATE TEAM “ULQINI”

YouTube Preview Image
1