Nëna e Bjordit: Po pres të takohem me nënën e Adelës

April 25, 2009   | Big Brother 2 Albania - Thashetheme

Nëna e Bjordit: Po pres të takohem me nënën e Adelës

“Mesazhi im jo vetëm për familjen e Adelës, por edhe për të gjithë opinionin”

nana-bjordit-big-brother-albania-2

Antoneta, si t’u duk surpriza që t’u bë të shtunën falë ditarit të Bjordit, a e prisje?

Jo, nuk e prisja, por Bjordi gjithmonë më ka befasuar, sa më shumë rri atje brenda, aq më shumë më befason. Më vuri para përgjegjësisë dhe rriti besimin që ai ka tek unë.

A ke diçka që nuk e the atë natë dhe që do ta thuash tani?

Në të vërtetë isha e papërgatitur atë natë, m’u duk se fola shumë pa thënë atë që Bjordit i duhej. Nuk e mendoja se do të kishte një surprizë direkte me mua, mendova se surpriza ka vetëm për banorët e shtëpisë. Kjo më befasoi dhe më largoi nga tema ku duhej të përqendrohesha. Duke pasur parasysh Bjordin me atë letër, më mrekulloi. Kuptova se çfarë besimi ka Bjordi tek unë jo vetëm si nënë, por edhe si shoqe. Si njeriu më i afërt dhe më i aftë i tij, për t’i dhënë këto mendime kaq delikate. Bjordi më kërkoi që të ndihmoja Adelën dhe t’ua shpjegoja këtë situatë prindërve të saj. Besoj se Bjordi plus dashurisë që i dhuron Adelës, është impenjuar në veten e tij për ta ndihmuar atë, por edhe për të mos e rënduar për çka i përket atij në raportin që ka krijuar me këtë vajzë. Megjithatë, pas ndërhyrjes time, Adela është më pak e tkurrur dhe duket se po e jeton atë ndjenjë, duke menduar më pak për opinionin jashtë.

Si t’u duk reagimi i Sanijes?

Nuk e dëgjova, por më thanë njerëzit jashtë. Për ta ndihmuar dhe për t’i dhënë një mesazh jo vetëm Sanijes, por edhe opinionit, harrova mesazhin që duhet t’i jepja djalit tim, por përgjigjja e saj më indinjoi, se të paktën Sanija duhet të më kishte falënderuar. Mund të kishte ndodhur edhe ndryshe, pas leximit të letrës, mund të ndodhte që unë të mos isha dakord me atë që kërkonte Bjordi. Nuk e dija fare që Sanija ishte aty, por pasi mbaroi intervista më përgëzuan dy tre prindër të tjerë që ishin në krah të Sanijes. U befasova, i dhashë dorën dhe i thashë: “Qenke këtu, më bëhet qejfi”. Nuk dua ta rëndoj, por i shikoj vërtet shumë larg realitetit në të cilin po jetojmë. Nuk mund të them vetëm që janë nën presion, por vetë realiteti i tyre është shumë i largët.

A pati një takim pas natës së spektaklit me Sanijen?

Nuk jam takuar, për arsye se duke pasur lidhje krushqie, Sanija më ka dërguar fjalë që do të takoheshim dhe unë po pres.

3